Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Vlorë njoftoi se kanë përfunduar rreth 80% të punimeve mirëmbajtëse e restauruese, në Urën Jesir, Monument Kulture Kategoria e I-rë, që ndodhet në fshatin Kalasë, Bashkia Delvinë.

Ura Jesir, për shkak të problematikave që mbarte ndër vite nga faktorët natyrorë, pas hartimit dhe miratimit të projektit në Këshillin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale, u përfshi në paketën e mirëmbajtjes së Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Vlorë, për vitin 2022.

Punimet e mirëmbajtjes e restaurimit, kryesisht konsistonin në pastrim nga bimësia e ulët në trupin e Urës dhe në territorin përreth, restaurim i çarjeve në trupin e Urës, plotësim i fugave, etj.

Ju pëlqen!

Për vetë rëndësinë arkitektonike dhe historike që mbart kjo urë, pas restaurimit, ajo do të jetë një vlerë e shtuar në atraksionet natyrore e kulturore të fshatit Kalasë. Ura Jesir është ndërtuar në periudhën e Ali Pashë Tepelenës, me gjatësi 28,6 m, gjerësi 2.45 m, hapësirë drite të harkut 12 m dhe lidhte më parë dy lagjet më të vjetra të fshatit Kalasë.

default
MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!