Lin është fshat shumë i bukur, i vendosur në një gadishull të vogël ku vetëm ana perëndimore e tijë është e banuar. Përveçse shumë i bukur, ka dhe vlera unike kulturore e historike.

Lini është zona më kryesore e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s ne gjithë territorin e bashkisë Pogradec.

Bazilika e krishterë në fshatin Lin dhe mozaiku i ndodhur atje datojnë në shekullin e VI dhe VII të erës së re. Ato janë vepër e kulturës Bizantine. Ky mozaik përbën një objekt të vizitueshëm dhe mjaft interesant.

Ju pëlqen!

Mozaiku i Linit eshte zbuluar në vitin 1969. Lini tregon për një vendbanim ilir, që i përket epokës së hekurit dhe vijnë deri në mesjetën e hershme. Nga mozaikët e zbuluar në këtë vend, bie në sy pasuria nga një dekor i larmishëm zoomorf, bimor e gjeometrik, me vlera të shquara artistike. Mozaikët nga ana artistike ngjajnë me stilin e një trevë të gjerë ballkanike, që përfshinte qytete si Dyrrahu, Stobi, Tesaloniku, etj.

Veç mozaikut sipër në kodër, në jug të Linit, afër buzës ujit, në liqen, në thellësinë 2-3 m ndodhen disa palafite, që dëshmojnë për një vendbanim të tipit liqenor ndërtuar në sipërfaqe të liqenit, siç është edhe ajo e Maliqit.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.