Fotografitë mund të gënjejnë. Ose të paktën kjo thuhej në Bashkimin Sovjetik në vitet nga 1929 deri në 1953, ose vitet e drejtimit diktatorial të Josif Stalinit. Agjentët e tij vazhdimisht arrestonin dhe vrisnin si “armiq të popullit” këdo që kundërshtonte politikat e tij. Ndërsa punëtorë të Partisë Komuniste përpiqeshin të eleminonin gjurmë të këtyre njerëzve nga arkivat, e kështu dhe nga media .

Zhdukja e komisarit

Sundimit të përgjakshëm të Stalinit nuk i mungonte edhe një farë ironie. Nikolai Jezhov, djali që ndodhet në krah të Stalinit u pushkatua në 1940. Ironia qëndron në faktin që ai është hequr nga fotografia dhe është zëvendësuar nga ujërat e Kanali të Vollgës në Moskë. Jezhov ishte komisar i transportit ujor.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

“Ribërja” e bolshevikëve

Pa shumë ujë, në fotografitë zyrtare sovjetike është hequr çdokush që ka rënë nga pushteti, sidomos ata që janë vrarë për arsye politike. Trocki dhe Lenini (lart në qendër të shkallëve) në një fotografi të vitit 1919 gjatë festimeve në Sheshin e Kuq me rastine përvjetorit të Revolucionit. Për ta bërë të përshtatshme në një libër fotografish të Leninit të vitit 1967, Trocki është hequr. (Foto poshte)

Vdekja nuk është fundi

Edhe pasi ndërron jetë, Stalini nuk lë pa shfrytëzuar manipulimin e fotografive si në këtë gazetë, Flamuri i Stalinit. Një foto e thjeshtë e një njeriu që qëndron shtrirë nuk mjafton. Kështu që, pas vdekjes së tij, në mars 1953 sajohet një fotomontazh për përdorim në shtypin sovjetik. Qëllimi i tij nuk është të përjetësojë vetëm imazhin madhështor të Stalinit, por edhe të tregojë hidhërimin në fytyrat e anëtarëve të Byrosë, pamjet e të cilëve janë marrë nga foto të mëparshme dhe janë vendosur në këtë skenë vajtimi.

Përse komunistët bënin një punë kaq të vështirë duke ribërë libra e gazeta sovjetike? A mos shpresonin se eleminimet do të viheshin re, e kështu do të dërgonin një paralajmërim ogurzi?

“Miku” i vogëlushëve?!

Stalini e shihte veten si “udhëheqësi i madh dhe mësuesi i popullit sovjetik”. Ai dëshiron që media ta paraqesë si një mik i vërtetë, shok dhe pasardhës i Leninit. Nëse duhej që disa foto të ndryshoheshin për të arritur këtë synim, atëherë kështu të bëhej. Gjatë “Spastrimit të Madh” të armiqve prej Stalinit, miliona vetë zhyten në uri ose ekzekutim. Në komunizëm, qeveria kontrollonte se çfarë pamjesh i shkonin shtypit. Kjo “pamje zyrtare” ka një histori të errët prapa saj. Trishtim, intrigë dhe horror ka prapa buzëqeshjeve të lumtura në këtë fotografi të 1936 në faqen e parë të Izvestias, e cila shndërrohet në një ikonë të famshme me titullin “Miku i të vegjëlve”. Fëmija është Gelia Markizova, babai i të cilës Ardan u pushkatua nën akuzat se kish bërë komplot kundër Stainit dhe nëna e të cilës, Dominika, vritet në mënyrë misterioze.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...