Fotografia e rrallë nga lufta: Është nëntori i egër vitit 1998. Pikërisht me 27, 28 dhe 29 nëntor, ushtarët e UCK-së kaluan plot 55 orë ecje të mundimshme nëpër bjeshkët e Pashtrikut të mbërthyera nga bora, ngrica, fortuna e murlani.
 
Kjo forografi historike, pa zbukurime e pa ngjyra partiake, dëshmon vuajtjet e ushtarit shqiptar. Është ky Marshi epik i ushtarëve të UCK-së nëpër malet e Pashtrikut, ku secili ushtar i kishte të ngarkuar mbi shpindë, së pakut, 40 kg armë dhe municion, flet për MekuliPress.com luftëtari dhe pjesëmarrësi i këtij marshi epik, Blerim Mehaj nga Ferizaji.
 

Ushtari dhe dëshmitari i gjallë, i cili ishte kthyer nga Gjermania për të luftuar kundër ushtarëve okupues serbë, për MekuliPress argumenton se “në këtë marsh epik, ishin më sumë se 90% djelmosha e vajza që kishin ardhur nga perëndimi (më së shumti nga Gjermnia) për t’iu bashkuar rradhëve të UCK-së për të cliruar Kosovën nga serbia.”

“Ishim rreth 150 luftëtarë të ngarkuar me armatim, që kaluam nëpër malet e Pashtrikut e  duke ecur në borë e acarë, të uritur e të ngrirë nga të ftohtit”, shton z. Mehaj.

©MekuliPress/ Dhuro sot vetëm 1 euro dhe shpëtoje MekuliPress. Ndihmo gazetarinë e pavarur nga partitë politike dhe oligarkët. FOTO: No copyright infringement is intended.