Në fillim të muajit shtator në lagunën e Durrësit u vrojtua një individ i unazuar i gjelacit pikalosh (Pluvialis squatarola). Ky shpend është kapur gjatë këtij sezoni shtegtimi dhe është unuazuar në afërsi të grykëderdhjes së lumit Vistula në bregun jugor të Detit Balltik në Poloni.

Gjelaci pikalosh ka një shtrirje shumë të gjerë dhe mund të haset në brigjet e pothuajse të gjithë kontinenteve. Folezon në pjesën arktike të Tokës dhe si dimërues haset duke filluar nga zona e butë në veri deri në pjesën nëntropikale të hemisferës së jugut.

Në vendin tonë haset gjatë periudhës së shtegtimit (në pranverë dhe vjeshtë) si dhe gjatë dimrit.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.