Në librin me titull “Anglo-Romanian relations after 1821”, botuar nga “Academia de Stiinte Sociale si Politice a Republichi Socialiste Romania”, 1983, f.98, MekuliPress informon se gjendet një foto e gjetur nga stërnipi i Ismail Qemalit, Darling Vlora, në të cilin shfaqet Ismail Qemali në 1871, në shoqërinë e përfaqësuesve të Fuqive të Mëdha të kohës dhe diplomatë të shquar.

Ajo që e bën këtë foto edhe më të rëndësishme dhe figurën e Ismail Qemalit më madhështore, është fakti se ai ishte në atë kohë vetëm 27 vjeç, më i riu mes tyre, dhe njëkohësisht President i Komisionit Evropian të Danubit, ndër më të rëndësishmit për kohën, Komision që vijon ende të jetë edhë sot në funksion.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.