Përfaqësuesja e Zvicrës dhe ajo e Spanjës kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës të grupeve në Ligën e Kombeve.

Helvetikët janë nikoqir të ‘Furisë së Kuqe’ në ndeshjen e pestë të Grupit 4 në Ligën A të Ligës së Kombeve, ndeshje që zhvillohet në St. Jakob-Park nga ora 20:45.

Ekipi i trajneri Vladimir Petkovic vjen nga një barazim 3-3 me Gjermaninë dhe synon ta shfrytëzojë terrenin vendas për të marrë rezultat pozitiv edhe ndaj Spanjës.

Ju pëlqen!

Në anën tjetër, ekipi i Luis Enriques vjen nga humbja befasuese ndaj Ukrainës, por synon gjithashtu rezultat pozitiv për ta mbajtur pozitën e parë në grup.

Trajneri Enrique ka vendosur të bëjë disa ndryshime, ndërsa Petkovic luan me më të mirët.

Te Zvicra nga minuta e parë luajnë edhe dyshja shqiptare: Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Zvicra: Sommer; Widmer, Elveldi, Akanji, Rodríguez; Zuber, Xhaka, Freuler, Shaqiri; Embolo; Seferovic;

Spanja: Unai Simon; Roberto, Ramos, Pau Torres, Reguilon; Busquets, Merino; Ferran Torres, Fabian Ruiz, Olmo; Oyarzabal;

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!