Uellsi pret Shqipërinë sot nga ora 18:00 në stadiumin “Cardiff City”.

Shqipëria e drejtuar nga Edy Reja do të zhvillojë testin e parë miqësor ku do të ketë skuadrën britanike e cila do të jetë pjesëmarrëse në EURO 2020.

Trajneri italian ia ka dhënë debutimin Gentian Selmani. Në mbrojtje do të jenë Berat Gjimshiti, Marash Kumbulla, Ardian Ismajli.

Në mesfushë janë Amir Abrashi dhe Emir Lenjani, së bashku me Keidin Baren, Endrit Çekiçi dhe Albi Doka.

Sulmi i është besuar Rey Manajt dhe Bekim Balajt.

Në anën tjetër Gareth Bale është në bankë, ndërsa nga minuta e parë luan Aaron Ramsey.

Uellsi: Hannessey, Ampadu, Mepham, D. Davies, N. Williams, Levitt, Allen, Ramsey, N. Davies, Brooks, T. Roberts.

Shqipëria: Selmani, Ismajli, Kumbulla, Gjimshiti, Doka, Lenjani, Bare, Çekiçi, Abrashi, Manaj, Balaj.