Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Fadil Berjani ka reaguar pas rrahjeve fizike të cilat janë duke ndodhur në disa degë e nëndegë të kësaj partie në qytete të ndryshme të vendit.

Lidhur më këtë, ai ka thënë se duhet që të anulohen gjithë ato kuvende në të cilat janë bërë parregullsi duke shtuar se në to është duke u bërë fushatë e egër ndaj partisë së udhëhequr nga Isa Mustafa.

“Është duke u bërë një fushatë e egër kundër zgjedhjeve në LDK. Shumë të zgjedhur e kanë shfrytëzuar LDK-në. Për t’u punësuar dhe përfituar dhe kjo luftë po vazhdon. LDK duhet ta ketë një data bazë të anëtarësisë e jo brenda natës të anëtarësohen dhe të kenë pozita të pa meritueshme. Ka shumë persona që nuk i meritojnë këto pozita që i kanë në LDK. Në zgjedhje kanë humbur shumë mëhalla. Lus anëtarësinë që të vetëdijesohet dhe të vazhdojë ky proces qysh i ka hije dhe të zgjidhen më të merituarit dhe jo hajnat e të korruptuarit që janë duke bërë fushatë kundër LDK-së”, ka thënë ai. /www.mekuliPress.com/  – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

/MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike.
Loading...
[wpedon id=16879]