Në stol apo në fushë, për Gareth Bale kjo s’ka aspak rendësi, në fund merr 17 milionë në sezon. Uellsiani është në titujt e mediave të ndryshme nëpër botë, jo për paraqitje të mira në fushë – sepse kemi harruar kur ka luajtur apo edhe shënuar, por për gjërat që i bën jashtë saj.

Është e qartë se Zinedine Zidane nuk e do, derisa ky i fundit po ashtu është e qartë se nuk është aspak i brengosur nëse po luan apo nuk po luan.

Në ndeshjen kundër Alaves, është kapur duke bërë disa veprime të pahijshme, sikur nuk i intereson asgjë fare, sepse në fund, luajti apo jo, ai do të marrë 17 milionë euro në sezon.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.