I Dërguari i Posaçëm i presidentit amerikan për dialogun, Richard Grenell, është shprehur i lumtur që Kosova dhe Serbia kanë arritur të nënshkruajnë edhe një marrëveshje tjetër – marrëveshjen për linjën hekurudhore dhe autostradat.

“Ajo që kemi bërë sot këtu është që kemi negociuar për të gjetur mënyrën që të hapim linjën hekurudhore dhe autostradat. Siç e dini të gjithë, ne kemi negociuar për hapjen e linjës ajrore për fluturime direkte mes Prishtinës dhe Beogradit – dhe tani kemi edhe dy marrëveshje të tjera”.

Grenell pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje ka thënë se të dy presidentët – Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq – janë pajtuar që fokusi duhet të jetë në zhvillimin ekonomik.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

“Ajo çfarë kam folur me të dy presidentët është që të provojmë sa më shumë që është e mundur që të koncentrohemi në zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës për të ardhmen”.

“Më duhet ta them se qysh prej fillimit, të dy presidentët janë pajtuar se ky është fokusi – si të ecim përpara me zhvillimin ekonomik. Jam mirënjohës që kemi arritur në këtë pikë”.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!