Paul Pogba thotë se ekzistenca e Manchester United ka të bëjë me fitimin e trofeve. Me këtë, kampioni i botës më 2018 nxit të tijtë të triumfojnë në “Fa Cup”dhe “Europa League”. Pra, ky sezon debutimi për Solskjaer mund të ketë një përfundim pozitiv në “Old Trafford”. “Djajtë e Kuq” janë vetëm një pikë larg vendit të katërt në Premier League, i cili mjafton për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Pogba, i rikthyer nga një lëndim i gjatë, është i vendosur të luftojë deri në fund për medalje të tjera në koleksionin e tij. Ndërkombëtari francez tha për “United Review”: “Manchester United ekziston për trofe, ne e dimë këtë. Ka ende trofe, që mund t’i fitojmë në këtë sezon. Ne nuk duam ta shpërdorojmë këtë mundësi. Do të bëjmë çmos t’i bëjmë tonët dy trofetë e mbetur në lojë.

Ndihemi mirë si skuadër. Ky është mentaliteti pozitiv që na duhet, shoqëruar me rezultate pozitive. Duhet të vijojmë të luajmë si në ndeshjet e fundit. Çdo lojë është një finale për ne, ndaj duhet të marrim rezultatin që na nevojitet. Ky është mentaliteti. Nuk është kurrë mjaftueshëm për ne. Duhet të vazhdojmë të luftojmë, të bëhemi më të mirë”.

Ju pëlqen!

Besimi është duke u rritur në “Old Trafford”, me Manchester United që ka grumbulluar 17 ndeshje radhazi pa humbje, në të gjitha garat. Solskjaer mezi pret të tregojë se asgjë nuk është arritur akoma, por Pogba është në mesin e atyre që ndjehen të fortë. Mesfushori 27-vjeçar shtoi: “Ashtu siç thashë më parë, ka të bëjë me ekipin. Tashmë jemi në formën e duhur, e tregojnë edhe rezultatet.

Ndonjëherë më parë ndoshta ishim tepër mbrojtës, ose shumë sulmues; nuk e kishim këtë ekuilibër ose kontroll. Përmirësimi është i madh dhe ju mund ta shihni këtë. Gjithmonë është mirë të përmirësohesh në futboll, nuk duhet ta ndaloni këtë proces. Ne e dimë mirë se duhet të vazhdojmë punën. Ka ende shumë gjëra për t’u bërë, ne nuk jemi akoma atje ku duhet, por po ecim në rrugë të mbarë”.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!