Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, pas shtyrjes së zgjedhjeve në komunat në veri të vendit, ka thënë se Qeveria ka dështuar të krijojë kushte për mbajtjen e tyre.

Ajo ka deklaruar se PDK-ja nuk mund të hyjë e vetme në këto zgjedhje, “sepse ishte mendim i të gjitha subjekteve politike që ato të shtyhen, ndaj i është bashkuar konsensusit”.

Këto deklarata Çitaku i ka bërë të shtunën në një konferencë për media, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, ku u mor vendim që zgjedhjet në veri të shtyhen deri në prill të vitit 2023.

Ju pëlqen!

Ajo ka porositur Qeverinë që deri në prill, të merret shumë më seriozisht çështja e veriut të vendit.

“Ajo që dëgjuam qartë është se institucionet e Kosovës, përkatësisht Qeveria, ka dështuar të krijojë kushte për mbajtjen e zgjedhjeve në vend. PDK-ja nuk mund të hyjë e vetme në zgjedhje në veri, sepse ishte mendim i të gjitha partive që zgjedhjet të shtyhen, dhe ne iu bashkuam këtij konsensusi”.

“Nga tash deri në prill kur mund të mbahen zgjedhjet, kërkojmë nga Qeveria dhe institucionet, Policia e Kosovës, kryeministri që gjendjen në veri ta trajtojnë seriozisht. Shumë pak mund të ndryshojë gjendja në terren, në rast se qasja e institucioneve të Kosovës nuk ndryshon”.

Tutje, nënkryetarja e PDK-së ka thënë se Kosova nuk guxon të dorëzohet para bandave kriminale.

“E kuptuam sot që institucionet e Kosovës nuk janë gati. Ky është dështim. Për hir të konsensusit në vend ne do të marrim pjesë në zgjedhjet e prillit dhe kërkojmë nga institucionet e Kosovës që gjendjen në veri ta trajtojë seriozisht e jo me tastatura të Facebookut”.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!