Maria Isabel Santos, e njohur më përpara si Victoria Eugenia Henao, e veja e Pablo Escobarit tregon jetën e saj pranë narkotrafikantit dhe përndjekjet pas vdekjes së tij.

Gjatë intervistës për Telemundo ajo ka treguar copëzat të jetës së saj, të treguara dhe në librin e shkruar prej saj ‘Jeta ime, burgu im krah Pablo Escobar’

‘E njoha që në moshën 12 vjeçare. Për mua ishte djali i lagjes me motor që ndiqej gjithmonë nga vajzat e bukura. Ai erdhi në shtëpinë time për të kërkuar lejë të dilte me mua. Bëri shumë që të bindte familjarët e mi.’ tregon Maria.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Ai i kaloi vitet e tij të adoleshencës duke shitur diploma telefonike dhe duke falsifikuar kartat e raporteve para se të “diplomohej” në vjedhjet e varreve dhe makinave.

Në vitet 70, kur Escobar ishte vetëm 20-vjeç, ishte drejt rrugës për t’u bërë një zot vrastar i drogës. Dhe ja arriti këtij qëllimi! U bë kontrabandisti më i madh i drogës si dhe themeloi sindikatën e krimit dhe vrasjeve.

Kur ai ishte 23 vjeç u njoh me Marian, 12 vjeç në atë kohë, kështu që ju mund të shtoni lidhjen e tyre në listën e krimeve të Escobar!

Maria Isabel Santos shprehet se, “ai më bëri të ndjehem si një princeshë zanash dhe unë u binda se ai ishte Princi im i Kaltër”. Fatkeqësisht, historia përkeqësohet.

Maria mbeti shtatzënë në moshën 14 vjeçare, gjë të cilën as që e kuptoi atë kohë. Escobar e detyroi atë të kryente abort nën pretekstin se ishte një formë e parandalimit të shtatzënisë.

Në moshën 15 vjeçare ajo kurorëzoi dashurinë e saj me Escobar, në martesë, dhe fryt i kësaj dashurie ishte djali, Juan Pablo si dhe vajza, Manuela.

Sipas saj Escobar fshehu gjithçka ai kishte krijuar, nga organizatat kriminale e deri tek shpërndarja e drogës në mbarë vendin.

Maria Isabel Santos i’u përkushtua rritjes së fëmijëve të tyre, ndërsa Escobar u përqendrua në “hedhjen në erë të një avioni tregtar”, vrasjen e një kandidati presidencial dhe veprimet e tjera kriminale. Në pjesën më të madhe të kohës, Henao dhe fëmijët duhet të ishin nën vëzhgim dhe dërgoheshin në shtëpi të sigurta.

Në vitin 1993, zoti i drogës u qëllua për vdekje, Santos dhe fëmijët e saj u zhvendosën në Argjentinë dhe ndryshuan emrat e tyre. Sipas BBC, ata përdorën dokumente falco për të hyrë përmes Kilit dhe në vitin 1999, Henao dhe djali i saj u arrestuan pasi dyshoheshin për pastrim të parave.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...