Ikona e NBA, Kareem Abdul-Jabbar, ka reaguar pas vdekjes së George Floyd nga policia amerikane pak ditë më parë. Abdul-Jabbar, një nga liderët e të drejta afro-amerikane, ka dhënë një deklaratë të fortë, teksa është i mendimit që në SHBA më shumë po vriten nga racizmi sesa po vdesin nga Covid-19.

Vrasja e George Floyd ka shkaktuar pakënaqësi e protesta në Amerikë. Në një lidhje të drejtpërdrejtë me një nga televizionet në Los Angeles, Abdul-Jabbar tha: “Problemi më i madh sot i protestuesve me ngjyrë nuk është distancimi social, apo fakti se disa të dëshpëruar po vjedhin bluza dhe i vënë flakën një komisariati. Sot njerëzit me ngjyrë kanë frikë se fëmijët e tyre, vëllezërit e motrat do të vriten nga policia vetëm se kanë dalë për të bërë një shëtitje.

Duket sikur virusi i racizmit po e infekton më shumë këtë vend se virusi i Covid-19. Ne zezakët jemi të parët që humbasim vendet e punës prej koronavirus, duan të na heqin të drejtën e votës. Ka nisur gjuetia ndaj zezakëve, më shumë po vriten nga racizmi sesa po vdesin nga Koronavirusi.”

Ju pëlqen!

Legjenda e basketbollit amerikan ka dalë hapur në mbështetje të protestuesve. I pyetur mbi rifillimin e NBA, Abdul-Jabbar tha se duhet të rifillojë, madje me spektatorë, ndoshta jo plot e përplot, por të gjendej një formulë që 1/3 e sallave të mbushej me tifozë.

Lexo po ashtu:  PO IKIN/ Nuk ndalen azilantët nga Shqipëria, 21% më shumë aplikime në janar-shtator
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!