Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë provat e para klinike për vaksinën e koronavirusit, duke e testuar te njeriu.

Vaksina kundër koronavirusit është testuar te një grua vullnetare në në Seattle të Uashingtonit.

43-vjeçarja Jennifer Haller, nënë e 2 fëmijëve, është injektuar sot me vaksinën me emrin “mRNA-127” e zhvilluar nga kompania amerikane “Moderna Inc”.

Ju pëlqen!

Pas injektimit ajo tha:

“Të gjithë ndihemi kaq të pafuqishëm. Kjo është një mundësi e mahnitshme për mua për të bërë diçka”.

Pas vaksinimit ajo është parë e qetë dhe me një buzëqeshje në fytyrë tha: “Ndihem mirë”.

Zyrtarët e shëndetit publik thonë se testimi do të zgjasë një vit, deri në 18 muaj, përpara se vaksina të provohet plotësisht.

Sipas specialistëve, nuk ka mundësi që vullnetarët të infektohen pasi vaksina nuk përmban virus. Qëllimi i provës së parë është të përcaktojë që vaksina nuk shkakton efekte anësore serioze.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.