Deputeti i LDK-së, Xhavit Ukaj ka mohuar se ka pasur për qëllim ta sulmojë kryetaren e Kuvendit,Vjosa Osmanin.

Ukaj në një prononcim ka thënë se ka shkuar te kryetarja Osmani për t’u konsultuar.

“Qëllimi i reagimit është se ia kam tërheq vëmendjen prej vendit, ma bëri me gisht, shkova me u konsultua. Unë i kam pas dy telefona në dorë me pas dashtë me sulmuar e kisha gjuajt me njërin telefon”, Xhavit Ukaj.

Ju pëlqen!

Deputeti Ukaj ka thënë se nuk ka asgjë për t’u lajmëruar Policia e Kosovës për rastin në fjalë.

“Edhe Vjosa mundet me thanë çka të donë, por falë zotit që janë kamerat në katër anët. Nuk e di, deri në këtë moment nuk më ka thirr askush në polici, nuk ka kurrgjë për polici”, ka thënë ai tutje.

Lexo po ashtu:  Klerikët që abuzonin me fëmijët vepronin si Mafia. Rasti i priftit pedofil që fshihej në Kosovë
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!