Të gjithë janë në pritje të vendimit të së premtes nga Gjykata Kushtetuese, lidhur me dekretin e presidentit për formimin e Qeverisë së re.

Por, cili do të jetë vendimi sipas tyre dhe a do ta pranojë Lëvizja Vetëvendosje vendimin e gjykatës?

Lidhur me këtë, ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot”, ka thënë se nuk e parashikon vendimin dhe nëse gjykata nuk del jashtë mandatit dhe vepron e pavarur, nuk ka arsye për të mos e pranuar aktgjykimin.

Ju pëlqen!

“Nuk mund të jap mendime nën paragjykime. Gjykata Kushtetuese sipas Kushtetutës ka mandat vetëm interpretimin e Kushtetutës prandaj nëse Gjykata nuk del jashtë mandatit dhe vepron e pavarur, atëherë nuk ka arsye për të mos e pranuar aktgjykimin”, ka thënë Haxhiu për “Bota sot”.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!