Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe ai i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti kanë mbajtur një takim sot.

Në këtë takim, kanë diskutuar për situatën politike në vend dhe gjendjen e rëndë ekonomike për nevojën e daljes nga kriza dhe të vendosjes së shtetit në binarët e zhvillimit.

Kurti përmes një postimi në Facebook ka treguar se me 22 gusht dy grupet parlamentare LDK-LVV do të jenë në përbërje të plotë për ta shpërndarë Kuvendin.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Ata kanë konstatuar që shpresa po rikthehet te qytetarët.

Postimi i plotë:

Ky ishte takimi i parë me Prof. Isa Mustafën pas rizgjedhjes së tij kryetar i LDK-së. I urova punë të mbarë dhe shëndet. Biseduam për situatën politike në vend dhe gjendjen e rëndë ekonomike, për nevojën e daljes nga kriza dhe të vendosjes së shtetit në binarët e zhvillimit. Me 22 gusht dy grupet tona parlamentare do të jenë në përbërje të plotë për ta shpërndarë Kuvendin e për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të reja demokratike. Konstatuam që tashmë shpresa po rikthehet te qytetarët, për një të ardhme me drejtësi e përparim.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...