Çdokush ka pozicionin e vet të preferuar për të fjetur gjumë, ama duhet të dini se jo të gjitha janë të njëjta dhe të sigurojnë të njëjtin pushim. Pozicioni në foto, sipas shkencëtarëve, është i dëmshëm për trupin, sepse e sforcon shpinën dhe qafën tonë. Kjo është arsyeja pse mund të ndihemi më pak të relaksuar nëmëngjes, pasi kemi fjetur në këtë pozicion.

Gjumi me barkun poshtë bën që pesha e trupit tonë të rëndojë shtyllën kurrizore, e cila merr një harkim tëgabuar. Vetë shtylla kurrizore vepron si një enë përcjellëse për nervat dhe stresi që ne i ushtrojmë shtyllës kurrizore, realisht u transmetohet nervave. Kjo është një arsye pse mund të zgjohemi me ndjesi shpimi nëgjymtyrët tanë, pasi kemi fjetur në një pozicion të tillë.

Nga ana tjetër, një pozicionim i tillë i trupit bën që detyrimisht fytyrën ta vendosim anash në jastëk, pasi nuk mund të flemë me kokën poshtë. Mbajtja e kokës në njërën anë për një kohë të gjatë, mund të rëdojëdhe ngurtësojë muskujt e qafës dhe të shpatullave. Në raste të rënda, ajo mund të shkaktojë edhe hernie diskale në pjesën e qafës, ku dëmtohet disku ndërmjet vertebrave.

Ju pëlqen!

Por çfarë mund të bëjmë nëse jemi mësuar të flemë në këtë mënyrë? Këto janë disa këshilla të dobishme, nëse dëshironi të vazhdoni të flini në këtë pozicion (shpesh kaloni në një pozicion të tillë në mënyrë tëpavetëdijshme në gjumë):

– Përdorni një jastëk të hollë: Sa më i sheshtë të jetë jastëku, aq më pak do ta anoni kokën dhe qafën tuaj. Idealja do të ishte të flinit pa jastëk.

– Vendosni një jastëk në pjesën e mesit tuaj. Në këtë mënyrë do ta ndihmoni shpinën të qëndrojë në njëpozicion më natyral dhe do të lehtësoni presionin në shtyllën kurrizore.

– Stretching: nevojiten disa lëvizje të thjeshta për t’u kryer me qetësi dhe pa shumë përpjekje, për tëshpërndarë tensionet e grumbulluara gjatë natës. Stretching na lejon ta përballojmë më ndryshe ditën tonë, pas një gjumi jo fort të rehatshëm.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.