Publicistja e njohur Flaka Surroi ka kritikuar Halil Kastratin për aktivitetin e tij bamirës që po e zhvillon çdoherë në praninë  e kamerave.

Surroi pa përmendur emra, ka shkruar se kurrfarë bamirësie nuk është ajo e cila përcillet me kamera e komunikata për shtyp.

“Kurrfarë bamirësie nuk është ajo të cilën e përcjellin kamerat dhe kumtesat për shtyp. Është, për më tepër, keqpërdorim i atyre, që për fat të keq, kanë nevojë që dikush t’iu ndihmojë që të mbijetojnë. Nëse bash keni vendosur të ndihmoni, bëjeni qetazi, për ndërgjegje, e jo për reklamë” ka shkruar Surroi.

Ju pëlqen!

Ndryshe, gjatë natës së mbrëmshme humanisti, Halil Kastrati bëri të ditur se më 17 shkurt do t’i dhurojë 17 banesa për njerëzit në nevojë.

Po ashtu mbrëmë në emisionin ‘Oxygen’ dhuroi  një shtëpi për një familje në nevojë. Ishte kjo skenë që irritoi shumë njerëz, të cilët thonë se ndihma duhet të bëhet në heshtje./MekuliPress/

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.