Fjalët Pellasg, Dardan dhe Maqedon janë sinonime?

Shkruan: Nagip Syla

Etimologjia është degë e gjuhësisë që studion prejardhjen e fjalëve të një gjuhe, duke u mbeshtetur në historinë e saj e në lidhjet me gjuhët e tjera. Prejardhja e mjaft fjalëve të gjuhës shqipe ka tërhequr vëmendjen e dijetarëve dhe studiusve që prej disa shekujsh e sidomos kur studimet etimologjike nisën me themelimin e gjuhësisë krahasuese historike, duke i grumbulluar gjuhët në tri grupe kryesore.Këtyre tri gjuhëve, gjuhëtarët u dhanë emrat e tre djemëve të Noes, duke i quajtur hametike, semitike dhe japetike. Popujt që flasin gjuhët japetike hyjnë në familjen indo-europiane në të cilën bënë pjesë edhe gjuha shqipe.

Ju pëlqen!

Me etimologjinë e shqipes janë marrë disa albanologë dhe studiues të huaj, por me këto probleme janë marrë edhe studiuesit shqiptarë. Njëri nga ta ishte edhe filologu Spiro Konda, i cili ka lënë një trashëgimi historike dhe gjuhësore tejet të rëndesishme, sidomos në librin “Shqiptarët dhe problemi pellazgjik”, të cilin e botoi në Tiranë në vitin 1964. Në këtë vepër është karakteristike që për etimologjinë dhe shpjegimin e çdo fjale ka shumë argumente, vërtetime e fakte dhe citohen shumë autorë. Dhe vërtetimet janë bindëse, duke sjellë mjaft fjalë ku shqiptarët “takohen” me pellazgët.

Në fokus të këtij shkrimi vend qëndror ze etimologjia dhe shpjegimi i fjalës pelasg, të cilën studiusi Konda e quajti “Teoria kozmogonike e Pellazgëve”, e që ka kuptimin “i lindur prej dheut”. Në bazë të kësaj, në mënyrë analoge, fare lehtë mund të etimologohen dhe shpjegohen edhe fjalët Dardan dhe Maqedon. Kozmogoni do të thotë : teoria e origjinës .
Teoria kozmogonike është: “Dhe mëmë e të gjithave, Demeter pasuridhënëse” (Diod. Siqeljoti, Vell. I, Libr. I, 12,4), ku “Dhe mëmë” është vetëm një ndajshtim i fjalës “Demeter” e cila fjalë është sintezë e dy fjalëve , të fjalës de dhe fjalës meter. “De” është fjalë pellasgjike, që do të thotë tokë (dhe), ndërsa “meter” do të thotë mëmë (nënë) prej nga rrjedh (de meter) = dhe nënë (Perëndesha nënë e dheut, e cila është quajtur edhe De-a, prej nga në mënyrë korrelative ka lind edhe De-u me kuptimin dheu në gjininë mashkullore të “dheut” si at).

Në bazë të metodës së përdorur nga S.Konda, me foljen e vjetër pel, që sot në gjuhën shqipe thuhet pjell, kemi fjalën bazë për shpjegimin dhe etimologjinë e fjalës Pelasg. Në Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe, termi pel nuk gjendet, por aty gjendet fjala pjellë që ka shpjegimin: fëmija i dikujt, Pjella e tij, ndërsa në kuptimin figurativ : Diçka që është krijuar me përpjekje e me mundime dhe që është shumë e dashur.
Për ta bërë shpjegimin më të kuptueshëm ai pastaj merr parasyshë foljen pa-vetore japetike: “as mi” që në fillim ka pasë trajtat as ose a prej nga në shqipen e sotme kemi foljen jam (në vetën e parë njejës). Ndërsa në vetën e tretë shumës, nga folja japetike “as nti” prej nga ka rrjedh “an” dhe ne gjuhën e sotme shqipe: jan.

Elementi i tretë në fjalën “Pellasg” është g që është dhanorja e vepruesit te fjalës ga (ge) ϒα (ϒη) dheu , e cila këtu mund të ishte edhe da domethënë pellazgjike de. Edhe sipas studiuses Elena Kocaqi, duke u zëvendësuar d me g fjala de është shndërru në ge (ϒη) që në greqishte ka kuptimin e tokës, dheut. Gjithshtu, ajo jep edhe këtë shpjegim: “Kuptimi i dytë është që fjala gji apo gea mund të kenë origjinën tek fjala gji, që në shqip i thonë gjirit ku pinë fëmia qumësht. Në këtë rast toka mund të trajtohet si gjiri, pasi toka ushqen njeriun si nëna fëmijen me gji…”

Kështu “Dheu” që krijon gjithçka, me kalimin e kohës shndërrohet në një “Fuqi krijuese” d,m,th “hyjnizohet”. Në këtë kuptim “dheu” jo vetëm që është “krijues” por edhe “nënë që ushqen” dhe që i mban në jetë ata që i krijon. D.m.th. është “Burim i jëtes”, është një “Fuqi hyjnore” .

Në bazë të kësaj fjala Pel-as-g merr kuptimin: “pjell jam (prej) dhe” -> “i lindur prej dheut”

Gjithashtu, sipas S. Konda, me qenëse në vend të “as” është edhe trajta e shkurtër “a”, e foljes japetike as-mi, kjo ka bërë që në vend të fjalës Pel-as-g është përdorur fjala Pel-a-g. Ndërsa fjala Pelarg është trajtë tjetër e fjalës Pelasg që përbëhet nga Pel-ar-g. Këtu folja japetike “as nti” është shndërruar në an = ar (Rotacizëm). E gjithë kjo ka rezultuar në krijimin e shumë mendimeve të ndryshme nga studiuesit e ndryshëm, lidhur me shpjegimin e emrit Pelasg.

Historiani Eqrem M. Zenelaj, jep një shpjegim të një autori gjerman Hezel : “Pellazgët morën emrin sepse ata ishin njerëz të ardhur nga Deti (Deti i Largët), prandaj edhe quheshin pelargo (prej-largët)”. Por studiusi S. Konda këtë e shpjegoi më lart: pelarg = pelasg, ar = as (Rotacizëm). Më tutje studiusi Zenelaj shkruan se Straboni (L.V.2.4) pellazgët i quan popullsi thrakase ndërsa, sipas tij, emri pellazg vjen nga emri “Pelag-os” (Deti), sepse edhe sipas Strabonit, pellazgët banonin në brigjet e detit dhe për këtë arsye quheshin pelagos. Por studiusi S. Konda thotë se fjala pelagos është pellasgjike me kuptimin që ka edhe fjala Pelasg me mbaresën -os d.m.th. i lindur prej dheut, duke u mbështetur në thënien e Hesiodit : “Ajo (dheu) lindi edhe detin e pafund”.
Në Iliadën e Homerit, ku flitet për luftën e Trojes, krahas Pellazgëve përmenden edhe Dardanët. Sipas studiusit Eqrem M. Zenelaj: “Gjinia e dardanëve sundoi mbi Trojën dhe Dardaninë…”. Ndërsa studiusja E.Kocaqi shkruan : “Trojanët janë quajtur Dardanë nga Homeri…” ; “Priami mbreti i Trojës, quhet Priam Dardanidi, si pasardhës i Dardanit që themeloi këtë dinasti…”etj.

Duke u bazuar në teorinë e filologut S.Konda, në menyrë analoge mund të provohet edhe Teoria kozmogonike e Dardanëve, që don të thotë: “Dhe mëmë e të gjithave, Demetër pasuridhënëse”. Të ndajmë së pari fjalën Dardan, në pjesë, duke formuar fjalinë D-ar-dan. Menjiherë shihet se këtu “D” korrespondon me “g” të fjalës Pellasg, dhe siq u tha më lartë, ato rrjedhin nga fjala “de” (“da”) që kanë kuptimin e njejtë: dhe (dhe nënë, gea, Demetër).

Më lartë u tha se trajta e shkurtër “an” e foljes japetike as-nti, që në shqipe do të thotë jan, me rotacizëm bëhet an = ar, fjalë kjo e cila gjendet në vendin e dytë në kuadër të fjalisë D-ar-dan.

Fjala “dan” në fund të fjalisë “D-ar-dan” rrjedhë nga fjala “dhan” ku “dh” korrespondon me “d”. Sipas E.Kocaqi, folja jep e gjuhës shqipe, që në kohën e shkuar merr formën dhash, është një folje e cila gjendet në të gjitha gjuhët e racës së bardhë, apo ndryshe Japetike. Koha e shkuar merr formën: ata dhanë, të dhanë (prej tyre).

Në bazë të kësaj emri Dardan ka kuptimin: (nga nënë) “dhe jan dhanë ” -> “të lindur prej dheut”.

Ka studiues që mendojnë se fjala Dardan ka prejardhjen nga dardha, por nëse edhe këtë fjalë e ndajmë në d-ar-dha , ku folja jep e gjuhës shqipe, në kohën e shkuar merr formën dha (ai/ajo dha) , kjo fjalë merr kuptimin “dheu e dha”. Ngjashëm me thënien e Hesiodit që u përmend më lart, edhe këtu mund të themi: “Ajo (dheu) mbiu (dha) edhe dardhën”.
Sipas studiusit Eqrem M. Zenelaj, Homeri nuk e njihte termin Maqedoni por një Amathi (Emathia), sepse sipas Zenelajt, mbretëria Maqedonase është themeluar më vonë, në vitin 700 para erës së re. Ai më tutje shton se nëse i kthehemi historisë, sidomos shënimeve të historiografëve greko-romak, arkeologjisë dhe linguistikës, del se populli i parë në Maqedoni ishte iliro-thrakas, pra popull pellazg.

Tani, duke u bazuar në teorinë e filologut S.Konda, në menyrë analoge mund të provohet edhe Teoria kozmogonike e Maqedonëve, që don të thotë: “Dhe mëmë e të gjithave, Demetër pasuridhënëse”. Të ndajmë së pari fjalën Maqedon, në pjesë, duke formuar fjalinë Ma-qe-don. Menjiherë shihet se këtu “qe” korrespondon me “g” të fjalës Pellasg, dhe siq u tha më lartë, ato rrjedhin nga fjala “de” ose “ge” që kanë kuptimin e njejtë: dhe (dhe nënë, gea, Demetër). Gjithashtu, dihet se (q) lehtë shndërrohet në (k) dhe anasjelltas, që jep formën Makedon (Maqedon).

Për ta bërë shpjegimin më të kuptueshëm edhe këtu marrim parasyshë foljen pa-vetore japetike : “as mi” prej nga në shqipen e sotme kemi foljen jam (në vetën e parë njejës). Trajta e foljes japetike as-mi, në vetën e parë të njejsit, sipas S.Konda, u shndërrua në am = jam, pasi s japetike dhe i u zhdukën. Gjithashtu, sipas S.Konda, fjala am = ma janë metatezë reciproke, ku ftongu i dytë (m) merr vendin e të parit (a) dhe ky atë të dytit. Si shembull për këtë ai merr fjalët : Amnari-Manari.

Fjala “don” në fund të fjalisë “Ma-qe-don” rrjedhë nga fjala “dhan” ku “dh” korrespondon me “d”, ndërsa (a) ka kaluar në (o). Sipas E.Kocaqi, folja jep e gjuhës shqipe, që në kohën e shkuar merr formën dhash, është një folje e cila gjendet në të gjitha gjuhët e racës së bardhë, apo ndryshe Japetike. Koha e shkuar merr formën: ata dhanë, të dhanë (prej tyre).

Kështu emri Maqedon merr kuptimin: “jam (nga) dhe (nënë) (i) dhanë ” -> “i lindur prej dheut”.

Shpjegimi i fjalëve Pellasg, Dardan dhe Maqedon është bërë me anë të shqipes, ku kuptimi: “i dhelindur” është i dukshëm, gjë që aludon në atë se ato janë sinonime. Kjo do të thotë se me anë të tri fjalëve të ndryshme të së njejtës gjuhë, po shprehet kuptimi i njejt, e që lidhet me mitin e KRIJIMIT. Etimologjia dhe shpjegimi i emrit Pellasg, sipas shembujve të lartpërmendur, është bërë nga studiusi dhe fililogu shqiptar Spiro Konda, ndërsa shpjegimi i emrave Dardan dhe Maqedon është bërë në mënyrë analoge, duke përdorur “çelsat” e njejtë :
1. Fjalët japetike as-mi (prej nga në gjuhën shqipe kemi foljen jam në vetën e parë njejës), dhe as-nti (prej nga kemi foljen jan në vetën e tretë shumës);
2. Teorinë kozmogonike : “Dhe mëmë e të gjithave, Demeter pasuridhënëse” ;
3. Fjalët pjellë dhe dhanë të gjuhës shqipe që janë sinonime në kuptimin : “i dhelindur”.
Është e qartë se në këtë mënyrë, gjuhësia mund të hedh edhe dritë edhe hije në kërkimin e origjinës së fjalëve dhe emrave të lashtësisë. Gjithsesi, në fund, shpjegimin duhet lënë studiuesve profesionistë bashkëkohorë, të cilët gjithnjë e më shumë po sjellin fakte dhe argumente të cilat mund të provojnë vazhdimsinë etno-gjuhësore të pellazgëve, ilirëve dhe shqiptarëve.

Literatura e shfrytëzuar:
1. Spiro Konda, Shqiptarët dhe problemi pellazgjik, Tiranë 1964
2. Elena Kocaqi, Shqipja çelsi i gjuhëve indoevropiane, Botuesi EMAL
3. Jusuf Buxhovi, KOSOVA (Antika, Mesjeta) Libri i parë, Prishtinë 2012
4. Eqrem M. Zenelaj, Pellazgët Ilirët Shqptarët, Prishtinë 2017
5. Elena Kocaqi, Lufta e Trojës, Tiranë 2018
6. Eqrem M. Zenelaj, Lufta e Trojës, Prishtinë 2019
7. Ash te RPSSh, Instituti i Gjuhësise dhe Letërsise, Fjalori i gjuhës së sotme shqipe, Tirane 1980, Ribotim RILINDJA, Prishtinë 1981

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.