Liverpooli e mposhti Barcelonën me rezultat 4-0 në Anfield dhe kështu u kualifikua në finale të Ligës së Kampionëve

Liverpooli përmbysi rezultatin 3-0 nga ndeshja e parë kundër Barcelonës dhe me një paraqitje mbresëlënëse në Anfield arriti që t’i shënojë 4 gola kundër spanjollëve.

Jurgen Klopp padyshim që është njëri nga strategët më të mëdhenj që njeh bota e futbollit.

Ju pëlqen!

Dejan Lovren ka zbuluar fjalimin e Kloppit para ndeshjes me Barcelonën.

“Ai na tha ‘djema besoni. Një ose dy gola, edhe nëse nuk shënojmë në 15, 20 minutat e para, besoni se mund të shënojmë në minutat 65-të, 66-të ose 67-të. Një herë e bëmë kundër Dortmundit, ne mund ta bëjmë përsëri sonte. Krejt çka duhet është që të tregoni se keni b**le’,” ka thënë Lovren.

Ndryshe, Liverpooli në finale të Madridit do të përballet me fituesin e ndeshjes Ajax-Tottnham që luhet sonte me fillim nga ora 21:00. 
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!