Khabib Nurmagomedov fitoi ndaj Justin Gaethje në natën e UFC 254 dhe kështu vazhdoi të jetë kampion i padiskutueshëm në kategorinë e peshave të lehta.

32-vjeçari fitoi në raudin e dytë duke e lënë pa ndjenja kundërshtarin e tij, përkundër kualiteteve të tij të mëdha një përfundim kaq i shpejt i duelit nuk pritej.

Khabib njihet jo vetëm si sportist i madh, por edhe si besimtar dhe njeri shumë familjar, kështu fjalët e para të tij ishin falënderim.

Ju pëlqen!

“Alhamdulillah, Zoti më dha gjithçka. Falënderoj ekipin, këta ishin me mua dhe babain tim për më shumë se 20 vite. I dua shumë”, ishin fjalët e para të Khabib, i cili më pas lajmëroi pensionimin nga MMA, pasi ai nuk dëshiron të paraqitet më pa babain (të cilin e kishte edhe trajner), i cili ndërroi jetë me 3 korrik 2020.

Pasi kjo ishte ndeshja e fundit, kampioni vazhdoi me fjalë të mëdha, duke i dhënë kështu një këshillë jetësore kundërshtarit të tij, por edhe gjithë atyre që e ndoqën.

“Faleminderit shumë Justin, je i madh. E di sa shumë kujdesesh për njerëzit e afërt, di shumë gjëra për ty. Bëhu i afërt me prindërit tuaj, sepse një ditë do të ndodh diçka, nuk i dihet të nesërmes”.

“Kjo ishte ëndrra e babait tim” tha për fund Khabib duke e përfunduar kështu karrierën e tij pas asnjë humbje.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.