Më e vështira është të rrosh thjeshtë.

Jeta e vërtetë e njeriut fillon në pesëdhjetë vjeç. Në këtë moshë njeriu zotëron atë mbi të cilat mbështeten realizimet e vërteta, fiton atë që mund t’u jepet të tjerëve, njeh atë që mun t’u mësohet të tjerëve, ndan atë me të cilën mund të ndërtohen.

Të kuptosh ç’është e drejtë, të ndjesh ç’është e bukur, të dëshirosh ç ‘është e mirë – ja qëllimi i jetës së arsyeshme.

Jeta është flakë e pastër; ne jetojmë me një diell të padukshëm brenda vetes.

Shkalla e jetës është plot spica, që ngulen më fort sidoms kur ju rrëshqisni tatëpjetë saj.

Shkurtësia e jetës nuk mund as të t’i zvjerdhë gëzimet, as të të ngushëllojë për hidhërimet.

Për të kryer punë të mëdha duhet jetuar në atë mënyrë sikur nuk do të vdesish kurrë.

E vërteta, liria dhe virtyti janë të vetmet për hir të të cilave e vlen ta duash jetën.

Mësimi në shkollën e jetës është i detyrueshëm, askush nuk mund t’i shmanget.

Në jetë nuk ka gjë të pakthyeshme – këtë të vërtetë duhet ta mësojë çdokush sa më parë.

Jeta nuk është kaq e shtrenjtë, bota jo kaq e ëmbël, sa t’i blesh ato me çmimin e robërisë e të vargojve.

Ditën e vlerësojmë në mbrëmje, dhe jetën në fund.

Jetës besoji, se ajo të mëson më mirë se çdo libër.

Jeton, në të vërtetë, vetëm atëherë kur gëzon dashurinë e të tjerëve.

Jeta dhe dija duhet të ndihmojnë njëra-tjetrën.

Jeta nuk mund të jetë aq e rëndë, sa të mos jetë e mundur të lehtësohet me qëndrimin ndaj saj.

Jeta nuk të dhuron asgjë pa punë të rëndë dhe shqetësime.

Jeta pak gjë mund t’i mësojë atij, që nuk ka mësuar të durojë vuajtjen.

Po të mos ishte vdekja, jeta do të humbiste çdo poezi.

Jeta dhe vdekja janë të barabarta: asnjëra nuk mund të bëjë pa tjetrën.

Të jetosh do të thotë të lëvizësh papushim përpara.

Është me të vërtetë i mjerë kush kërkon jetë të lehtë.

Në qoftë se ti e çmon jetën tënde, mos harro se edhe të tjerët nuk e çmojnë më pak të tyren.

Libri, ku të gjitha fjalët të shkruheshin me shkronjë të madhe do të ishte e vështirë ta lexoje; kështu edhe me jetën ku të gjitha ditët do të ishin të diela.

Të jetosh do të thotë të lindësh papushim.

Borxhet e shkurtojnë jetën.

Jeta e njerëzve të dhënë pas qejfeve, pa arsye dhe moral nuk ka asnjë vlerë.

Kush arrin ta mbushë çdo rast me përmbajtje të thellë, ai e zgjat pafundësisht jetën e vet.

Libri më i madh është libri i jetës, të cilin nuk mund as ta hapësh, as ta mbyllësh sipas qejfit.

Sikundër një ditë e kaluar mirë sjell gjumë të qetë, ashtu edhe një jetë e jetuar mirë sjell vdekje të lehtë.

Çdo jetë duhet të ketë disa kohë me shi.

Le të rrojmë në atë mënyrë që kur të vdesim, edhe varrmihësit t’i vijë keq për ne.

Ka momente në jetë, të cilat janë si një farë sinoti për atë periudhë tashmë të kaluar kohe, por që, njëherësh, tregojnë me saktësi drejtimin e ri të jetës.

Jeta na duket me të vërtetë e lehtë, vetëm atëherë kur është fjala për të tjerët.

Ne plakemi, por kjo është menyra e vetme për të rrojtur gjatë.

Çdo gjë rrjedh, nuk ka asgjë të palëvizshme në jetë.

Disa jetë i ngjajnë baticës në bregdet, sa më lart shkojnë aq më shumë ndyrësi lënë pas.

Jeta në vetvete është e shkurtër, por kur është fatkeqe na duket e gjatë.

Jetojnë keq ata që gjatë gjithë jetës vetëm përpiqen të jetojnë.

E qetë, jeta është vetëm për ata, që nuk e njohin ndryshimin midis “times” dhe “tëndes”.

Dy herë nuk jetohet; por ka shumë njerëz që një herë nuk dinë të jetojnë.

E vlefshme nuk është çdo jetë, por vetëm jeta e mirë.

Tërë jeta është shërbim.

Për atë që di ta përdorë mirë jetën e tij, ajo nuk është e shkurtër.

Ndonëse jeta njerëzore nuk ka çmim, ne gjithmonë veprojmë sikur të egzistonte diçka më e çmueshme.

Korrim në jetë atë që kemi mbjellë: kush ka mbjellë lot do të korrë lot, kush ka tradhëtuar do të tradhëtohet.

Duhet ngrënë për të jetuar, dhe jo jetuar për të ngrënë.

Ne qoftë se doni që jeta t’ju buzëqeshe, dhurojini ju më parë asaj humorin tuaj të mirë.

Të rinohesh me kalimin e viteve, ky është arti i vërtetë i jetës.

Jeta në mosnjohje nuk është jetë. Kush rron në mosnjohje, ai vetëm sa merr frymë. Njohja dhe jeta janë të pandashme.

Tërë sekreti i zgjatjes së jetës është të mos e shkurtosh atë.

Ndryshoni kushtet e jetës së njerëzve dhe njerëzit do të bëhen më të mirë, për të qenë të denjë për këto kushte.

Po të duash të zgjatësh jetën, zvogëlo tryezën.

Jeton më gjatë ai, që vigjëlon më shumë.

Kush jetën nuk rrezikon, atë kurrë nuk e shijon.

Ka kuptim vetëm jeta e jetuar për të tjerët.

Një çast i jetës njerëzore është një fakt kaq i habitshëm, sa para tij venitet çdo trillim.

Për hir të jetës vetë harrojmë qëllimin e jetës.

Kur më kanë borxh, e mbaj mend fort mirë; kur u kam unë, të më vrasësh, s’më kujtohet.

Nuk ka asgjë më jetëgjatë se kujtimet.

Ka kujtesë ai që di të jetë i vëmendshëm.

Urna e vërtetë e të ndjerit nuk ndodhet në vorreza, por në zemrat harrimtare.

Kujtesa është gjithnjë në shërbim të zemrës.

Njeriu pa kujtime është njeri i mbaruar.

Metoda është nëna e kujtesës.

I jemi mirënjohës kujtesës që na jep mundësi të kujtojmë. Por duhet t’i jemi mirënjohës edhe na lejon të harrojmë.