Prof.Dr. Mehdi Hyseni

Këtë të vërtetë të pamohueshme, që në shekullin XIX, e ka pohuar serbi Aleksa D. Bogosavleviq, me fjalët: “ Shqiptarët janë njerëz dhe miq me karakter, me sjellje, me moral dhe me besnikëri e civilizim më të lartë sesa evropiani më i kulturuar”. Mirëpo, e vetmja e metë e shqiptarëve është se, asnjëherë në historinë e derisotme të tyre, nuk u janë hakmarrë kolonialistëve, hegjemonistëve dhe militaristëve serbë për të gjitha krimet dhe gjenocidet barbare anti-civilizuese, që kanë kryer mbi popullin shqiptar në territoret e tyre autoktone, duke filluar që nga Nishi e deri në Elbasan e në Durrës (1878 – 1914).

Ky është shkaku kryesor, pse Serbia çetniko-fashiste përsëriti të njëjtat masakra dhe gjenocidin e saj barbarmbi 2 milionë shqiptarë dhe mbi Kosovën shqiptare më 1989-1999. Ndryshe, sikur shqiptarët t’iu kishin hakmarrë në mënyrën retrosive pushtuesve kolonialistë dhe imperialistë serbë në kohën e duhur, Serbia gjenocidale e Slobodan Milosheviqit, nuk do të kishte pasur asnjë shans, që të reprizonte terrorizmin, masakrat dhe krimin e gjenocidit “ civilizues-modern” mbi shqiptarët (1989-1999).

Ana Bërnabiq “harroi” gjenocidin barbarik të Beogradit të “civilizuar” të Sheshelit, të Vuçiqit dhe të Slobodan Milosheviqit (1989-1999) !

Ana Bërnabiq dhe ata serbë që ende janë normalë nuk kanë asnjë drejtë, që kroatët, myslimanët boshnjakë dhe shqiptarët, t’i akuzojnë e as t’i quajnë “terroristë”, sepse nuk janë forcat policore dhe ushtarake të Kroacisë, të Bosnjës dhe të Kosovës, që kanë vajtur në Serbi për të vrarë dhe masakruar serbë, por, pikërisht janë forcat terroriste paramilitare, militare dhe policore serbe, që kanë bërë agresion pushtues kundër Kroacisë, kundër myslimanëve boshnjakë në Bosnjë dhe kundër shqiptarëve në Kosovës (1989-1999).

Pra, terroristë janë serbët, jo kroatët, jo myslimanët boshnjakë dhe jo shqiptarët, sepse të gjithë këta janë çlirimtarë, që kanë luftuar kundër agresorëve pushtues serb për ta mbrojtur popullin dhe vendin e vet.Kryeministrja e qeverisë së Serbisë, Ana Brnabiç ofendoi rëndë shqiptarët, duke i quajtur “njerëz të zbritur nga malet”, duke harruar me qindra, me mijëra e milionë viktima kroate, boshnjake myslimane dhe shqiptare të terrorizmit barbarik dhe gjenocidal të Serbisë dhe të serbëve në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë (1989-1999)!

Pikërisht, serbët me gjenocidin e tyre dëshmuan se ata ishin nga malet dhe nga shpellat e kohës së egërsisë dhe të barbarisë, jo shqiptarët (mbi 13 mijë të vrarë dhe të masakruar nga barbarët paramilitarë, militarë dhe policë serbë, 1998-1999); jo kroatët me “12.500 të vrarë dhe me 1030 të zhdukur 1992-1995”; jo myslimanët boshnjakë në Bosnjë me “mbi 68000 të vrarë”. Këtë e dëshmoi edhe kulminacioni i gjenocidit serb në Srebrenicë (me mbi 8000 burra dhe djem të masakruar nga soldatesa militare dhe paramilitare e Ratko Mladiçit dhe e Slobodan Milosheviçit) dhe në zonat e tjera të banuara me myslimanë boshnjakë të Bosnjës, të cilët nuk i mori në mbrojtje as Evropa e as bota derisa ndërhyri Amerika me NATO-n.

Mirëpo, si duket për këto krime të gjenocidit serb (1989-1999) ndaj kroatëve, ndaj myslimanëve dhe ndaj shqiptarëve, kryeministrja shoviniste e qeverisë së Serbisë, Ana Brnabiç ende, edhe pas 30 vitesh “nuk paska njohuri të mjaftueshme”!?

Ndryshe, nuk mund të justifikohej deklarata e saj skandaloze e politikës psikopatologjike dhe e etnocentrizmit serbomadh se gjoja shqiptarët na qenkanë “njerëz të zbritur nga malet”!?

Serbi Bogosavleviç demanton keq kryeministren Brnabiç!

Atë deklaratë raciste dhe fashiste të Ana Brnabiçit e përtrollis si stuhia gjethin e harlisur, bashkëkombësi i saj, Aleksa D. Bogosavleviç, qysh në shekullin XIX (1897) me librin e tij, ku ndër të tjera, shkruan këtë të vërtetë të qëndrueshme se “ Shqiptarët na urrejnë me të drejtë, se jemi grabitës të tokave, të shtëpive dhe të atdheut të tyre. Unë kam përvojë të gjatë dhe për së afërmi i kam njohur shqiptarët, gjatë një kohe shumë të gjatë, duke shërbyer si komandant roje shumëvjeçar i kufirit serbo-shqiptar. Ata janë njerëz dhe miq me shumë karakter, me sjellje, me moral dhe me besnikëri e civilizim sesa evropiani më i kulturuar”.

Historia ka provuar se nga malet dhe nga stepat e Siberisë kanë zbritur në tokat e buta dhe në detet e nxehta pellzgo-ilire-shqiptare në Evropë dhe në Ballkan , janë vetë ardhacakët “doshlakët” serbë në fund të shekullit VII, ndërkaq, në Kosovë janë shpërfaqur në shekullin XII si pushtues barbarë. Mirëpo, këto fakte të pakundërshtueshme historike , që nga shekulli i mesjetës i ka falsifikuar Kisha Ortodokse Serbe, politika, shkenca dhe propaganda serbe, gjoja se serbët “janë autoktonë” në territoret e shqiptarëve dhe të Shqipërisë etnike. Për t’i mbrojtur dhe për t’i jusitifikuar tezat e këtilla antishqiptare serbomëdha, raciste, kolonialiste dhe gjenocidale, si historiografia falsifikatore serbe, ashtu edhe politikat qeveritare dhe politika kishtare serbe, shqiptarët i kanë quajtur të “egër”, “me bishta”, të “maleve” dhe të “pa civilizuar” etj.

Mirëpo, këto teza raciste antishqiptare të Jovan Cvijiçit, të Vladan Gjorgjeviçit, të Vaso Qubriloviçit, të Ivo Andriçit, të Dobrica Qosiçit, të Nikola Pashiqit të Slobodan Milosheviqit, së fundi, i riaktualizoi dhe i mbështeti, edhe Ana Brnabiç (kryeministre) aktuale e Qeverisë së Republikës së Serbisë në takimin që pati me shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian, ambasadorin italian Sem Fabrizi, të cilit i tha se “Kemi të bëjmë me njerëzit, të cilët bukvalisht kanë zbritur nga malet”.Për këtë shpifje dhe ofendim skandaloz në adresën e shqiptarëve, Ana Bërnabiq, duhet t’u kërkojë falje shqiptarëve, ndryshe të ndërpritet çdo dialog me palën serbe qoftë në Paris, qoftë në Berlin, qoftë në Londër a në Bruksel. Deklarata raciste e kryeministres serbe Ana Brnabiç është tezë e vjetër raciste dhe gjenocidale e Serbisë, se gjoja shqiptarët janë “malokë të paqytetëruar”.

Ky ofendim racist i kombit shqiptar (mbi 8 milionë) nga ana e kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiç, nuk është ndonjë novus, por vetëm se përsëritje e tezës së vjetër disashekullore e kuazishkencës, e politikës, e diplomacisë, e propagandës, e publicistikës dhe e Kishës Ortodokse Serbe se gjoja “shqiptarët janë malokë”, “janë të egër” dhe “janë njerëz me bishta”, që emërues i përbashkët i këtyre shpifjeve dhe ofendimeve nacionale, është “padituria”, “primitivizmi” dhe “antiqytetërimi evropian” i shqiptarëve në krahasim me “serbët e civilizuar”, të cilët që nga shekulli XII kanë falsifikuar historinë për shqiptarët dhe për Shqipërinë etnike në Ballkan, duke bërë kasaphane në popullin shqiptar dhe, duke ia grabitur tokat, shtëpitë dhe pasurinë e tyre të ligjshme (1878-2019). – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

*** VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
Loading...
[wpedon id=16879]