Prishtinë, 5 maj 2022

E nderuar ministre e Mbrojtjes e Gjermanisë, znj. Christine Lambrecht,
Të nderuar përfaqësues të mediave,
Të dashur qytetarë,

Dje unë qëndrova për vizitë në Berlin, ndërsa sot në Prishtinë jemi këtu së bashku me Ministren e Mbrojtjes së shtetit tonë mik, Gjermanisë. Mirë se erdhe zonja Lambrecht dhe faleminderit për vizitën.

Ju pëlqen!

Gjithashtu, më lejoni të ju shpreh falënderimin tim për pritjen e ngrohtë që m’u bë dje nga shteti gjerman dhe bisedat e frytshme e miqësore që patëm. Vizitat e ndërsjella dhe të shpeshta të nivelit të lartë shtetëror i rikonfirmojnë marrëdhëniet e shkëlqyeshme mes dy vendeve tona dhe janë mundësi shumë e mirë për thellimin e mëtejmë të miqësisë dhe të bashkëpunimit.
Gjermania jo vetëm që është aleati ynë me të cilin na lidhin interesat e përbashkëta, por është edhe shtëpia e më shumë se 400.000 bashkatdhetarëve tanë. Ky fakt e bën edhe më të veçantë lidhjen mes dy popujve dhe dy vendeve tona.

Republika Federale e Gjermanisë ka dhënë kontribut të çmuar për çlirimin, pavarësimin dhe shtetndërtimin e Kosovës dhe ne i jemi shumë mirënjohës. Ua ka hapur dyert dhe ju ka ofruar strehim refugjatëve shqiptarë në vitet e ‘90-ta dhe ka shkolluar gjenerata të tëra shqiptarësh në shkolla dhe universitete.

Lexo po ashtu:  A ju kujtohet nëna e famshme e 13 fëmijëve në Britani, sot ajo u gjet e vdekur në pyll

Me Ministren e Mbrojtjes biseduam edhe për mbështetjen që mora nga Kancelari Scholz dhe Ministrja e Jashtme, Baerbock, për aspiratat tona për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare si Këshilli i Evropës, ku planifikojmë që të aplikojmë së shpejti, si dhe për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Siguria dhe ruajtja e paqes kudo dhe ngado, është temë e pashmangshme e çdo bisede këto javët e fundit. Edhe në takimin me ministren Lambrecht biseduam pikërisht për shqetësimet rreth sigurisë në rajon dhe Evropë, pas invazionit e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës.

Duhet të flasim sa më shpesh dhe hapur për aspiratat tona në fushën e sigurisë, si për shembull anëtarësimi ynë në mekanizma të sigurisë së përbashkët.

Për sigurinë tonë dhe të vendit tonë ka 23 vjet që kujdesen forcat gjermane, të cilat shërbejnë në misionin më të madh paqeruajtës të NATO-s, në Kosovë.
Republika e Kosovës e ka dënuar ashpër agresionin rus që në ditën e parë. Jemi solidarizuar me popullin e Ukrainës, duke u rreshtuar përkrah Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë. Kemi ofruar strehim dhe kushte për punë për 20 gazetarë të Ukrainës dhe mundësinë që të strehojmë deri në 5.000 refugjatë. Vetëm një botë e bashkuar dhe demokratike mund ta ndalë një diktator sikurse lideri despotik i Kremlinit.

Lexo po ashtu:  Parashikuesit e zgjedhjeve e nxjerrin Bidenin favorit për të fituar

Diskutuam se si Gjermania është ndër partnerët tanë që kanë ndihmuar me trajnime e pajisje ndërtimin dhe zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Si dhe që ky bashkëpunim vazhdon ende dhe ne e mirëpresim përkrahjen e mëtejme.

Ministres Lambrecht i kërkova mbështetjen lidhur me qëllimin e Kosovës për përgatitje për aplikim dhe pranim në Programin e Partneritetit për Paqe, si dhe në organizata tjera, rajonale dhe ndërkombëtare, specifikisht në Kartën e Adriatikut në A5.

Me ministren folëm për progresin në këtë një vit të qeverisjes dhe përpjekjet tona për të fuqizuar sundimin e ligjit, për luftimin e kontrabandës, krimit dhe të korrupsionit. U pajtuam që krimi dhe korrupsioni janë ndër faktorët kryesorë të rrezikimit të sigurisë kombëtare të një shteti. Prandaj, duhet t’u kundërvihemi pa kompromise. Biseduam po ashtu edhe për procesin e bisedimeve me Serbinë dhe ritheksova se dialogu duhet të jetë parimor për të sjellë normalizim të plotë të marrëdhënieve me një marrëveshje ligjërisht të obligueshme e cila e ka njohjen reciproke në qendër.

Lexo po ashtu:  Tradhëtarët më famëkëqinj: Ezra Pound, poeti tradhëtar i kombit…

Faleminderit shumë për këtë mundësi zonja ministre dhe tani po ua kaloj fjalën juve.

----->>>> MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!