FSHF është tronditur nga lajmi i marrë sot: fizioterapisti i kombëtares Ylli Mihali ka humbur jetën, i mundur nga Covid 19, me të cilin po luftonte prej dy javësh. Një lajm i hidhur për një nga njerëzit më të përkushtuar të kombëtares, për të cilën dha kontributin e tij prej 27 vitesh me radhë.

55 vjeçari ishte prekur nga virusi dy javë më parë e gjendja u përkeqësua menjëherë. Trajtimi i specializuar nuk arriti ti jepte Mihalit mundësinë për të mposhtur Covid dhe fizioterapisti u nda nga jeta paraditen e sotme. Presidenti Armand Duka ka mbetur i befasuar nga kjo humbje e papritur, duke reaguar menjëherë në rrjetet sociale, me një mesazh prekës.

MESAZHI I DUKËS

Ju pëlqen!

Të dashur miq,
Pak minuta më parë u njoha me lajmin e kobshëm se Ylli Mihali, njeriu i mirë, fjalëpak, u nda nga jeta pas një betejë të gjatë e stërmunduese me Covid-19.
Ky është një moment i vështirë për të gjithë futbollin shqiptar, që e njofti dhe e dashuroi aq shumë Yllin, që emrin e reflektonte në ҫdo hap dhe moment të jetës së tij. Një fizioterapist dhe një njeri i jashtëzakonshëm që shërbeu për 27 vite pranë ekipit tonë Kombëtar, pranë klubit të tij Tiranës, pranë sportistëve në vështirësi, duke qënë pranë tyre në ҫdo situatë.

Humori, dashuria për njerzit, dhembshuria e Yllit do të na mungojnë. Në këtë moment të vështirë për familjen e tij, miqtë e tij të shumtë, lutemi që shpirti i tij të prehet në paqe.
Lamtumirë Yll, do të të kujtojmë gjithmonë me dashuri!

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.