Në Tiranë janë trishtuar për një dakordësim mes Kosovës dhe Serbisë për letërnjoftimet. Presidenti serb Vuçiç bëri çmos ta paraqiste aktin si një lloj sadakaje që Beogradi po i bënte Prishtinës, pa shpjeguar se pse desh gjoja shpërtheu konfliktin për të njëjtën gjë 1 muaj më parë.

Në Tiranë po thonë se kjo gjë që u bë tani ishte në një marrëveshje të 2011-ës. Nëse është kështu, atëherë edhe për detyrimin e Serbisë që ta zbatojë atë pikë u qenka dashur punë.

Albin Kurti e quajti marrëveshje për kalim pa pengesa, diçka që ka vlerën e vet praktike. As e ngriti në qiell marrëveshjen e as ndezi fishekzjarrët. Në fjalën e tij sot në Asamblenë e Vetëvendosjes, kjo pikë zuri fare pak vend. Ndaj oponenca e atyre që jetojnë në Tiranë por që për herë të parë në kaq vjet po shohin se qenka dikush në Prishtinë që nuk i begenis duhet të gjejë material tjetër.

Ju pëlqen!

Në fakt marrëveshja e arritur ka peshën e vet më të madhe për relacionet me Tiranën, që sot kuptoi se nuk është partner i domosdoshëm, se sado të luajë politikën e skuthit që ka ditur të bëjë përherë, në finale nuk i ndal dot proceset. Z. Vuçiç e menaxhoi me stres në publik firmosjen e marrëveshjes, kështu që ai e ka të vështirë të luajë paqësorin me Kurtin në nismën Open Ballkan. Por ai e hoqi qafësh një problem delikat. Ballkani i Hapur nuk përbën më ofertë në rajon, por thjesht një kuadër ndër disa të tillë për atë që do të afrohet. Dhe humbja e aftësisë për të tërhequr e inaktivizon e energjinë politike që po kërkohej të çlirohej edhe d

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.