Fitore Alísdóttir përmes mediat sociale thëret në marsh publik e kolketiv për të kërkuar drejtësi për Astrit Deharin, shkruan MekuliPress.

“Tash që edhe kemi dëshmi për diçka që kemi dyshu prej fillimit, ishim dashtë me u pozicionu qartë si shoqni karshi krimit, tu dalë në rrugë masovikisht për me lypë drejtësi. Për fillim, kjo asht ma së paku që mundemi me bo: për hir të Astritit, t’familjes së tij, e fundi i fundit për të mirën e secilit prej neve që jemi pjesë e kësaj shoqnie. T’i pergjigjemi thirrjeve për me dalë në rrugë e me lypë drejtësi. Kjo kerkesë shkon përtej përkatësisë partiake të çdo individi. Nëse na, qytetarët e Kosovës, nuk pozicionohemi të gjithë, pa përjashtim, do t’a ndajmë ndjenjën e fajësisë tash e përgjithmonë.

Kopjoni këtë tekst në murin tuaj. “

#DrejtesiPerAstritin

Lexo po ashtu:  Media italiane në alarm: Shqiptarët po tentojnë të blejnë gjysmën e Venecias!
----->>>> MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!