Ish-deputeti i Vetëvendosjes, dhe i PSD-së, Fisnik Ismaili po kërkon 10 mijë ‘like’ për t’u kthyer në Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai përmes një shkrimi ka ironizuar, duke thënë se nëse bëhen këto ‘like’ në stausin e një mikut të tij që ka të njëjtën kërkesë për përdoruesit e Facebook, do të kthehej në VV, po me kusht që të reagojë publikisht, pas deklaratave të tilla si ajo e Salih Zybës për Shpend Ahmetin.

“Nëse Nexhi i merr 10,000 llajka në postimin e tij, kthehem në Lëvizje, por me një kusht: sa herë bajnë Salih Zyba e do tjerë gjeste të ulëta që nuk i përkojnë një pushtetari, qoftë edhe jopublike (në ndoj mledhje, a najsen) unë me reague publikisht, edhe me i ba horë”, ka shkruar Ismaili.

Kujtojmë që Ismaili ka lë të kuptohet se po largohet nga PSD-ja pasi nuk mori vota të mjaftueshme për deputet. /MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj!

/MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike.
Loading...
[wpedon id=16879]