Përdoruesit e iOS do të shohin ndryshime më të mëdha me Firefox 68 me dy funksione të reja të ardhura nga versioni desktop.

Firefox 68 me ndryshime të mëdha në iOS por të vogla në desktop

Mozilla ka lançuar versionin 68 të Firefox duke sjellë përmirësime tek të gjitha platformat por veçanërisht në iOS.

Për përdoruesit desktop ndryshime janë relativisht të vogla. Reader Mode në Firefox tashmë ka një “Dark Mode” të përmirësuar.

Ju pëlqen!

Më përpara në “Dark Mode” panelet anësore dhe toolbar-et qëndronin të bardha. Në Firefox 68 edhe këto elementë shndërrohet në të zinj duke i bërë më pak shpërqendrues për shikimin.

Dyqani i shtojcave të Firefox gjithashtu është përmirësuar dhe përmban një listë shtojcash të rekomanduara. Secila prej këtyre shtojcave është e kontrolluar për sigurinë, përdorshmërinë dhe dobinë e saj.

Përdoruesit e iOS do të shohin ndryshime më të mëdha me Firefox 68 me dy funksione të reja të ardhura nga versioni desktop.

I pari është editimi i bookmark-ve që do të thotë se mund tu ndryshoni radhitjen, të ndryshoni URL dhe emrin e tyre.

Lexo po ashtu:  "Kostandin biri im, cfarë po thua ti kështu? - ia kthente e ëma. Aq larg do ma shpiesh Doruntinën time?"- Besa shqiptare rrëfyer përmes tregimeve - Kostandin, o biri im, ku është besa që më dhe, se do ma sillje Doruntinën, tët motër? Besa jote vdiq bashkë me ty e kalbet në varr të zi!

Gjithashtu sajte të caktuara mund hapen në formatin desktop dhe jo mobil në versionin iOS. Pavarësisht se shumica e njerëzve kanë filluar të zhvendosen drejt platformave mobile me shfletimin, disa sajte thjeshtë nuk hapen siç duhet në ekranet e smartfonëve. 

MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!