Gazeta e njohur Financial Times, ka publikuar një foto të Kel Marubit me të shoqen, duke theksuar se ajo është pjesë e një koleksioni prej mbi 150 mijë fotosh, fryt i punës së tre gjeneratave të fotografëve shqiptarë.

Shkrimi është në kuadër të hapjes së një ekspozite në Amsterdam, me titull: “Dinastia Marubi – 100 vite të fotografisë së studios në Shqipëri”.

“Në vitin 1950, italiani Pietro Marubi u arratis nga pushtimi i perandorisë austro-hungareze dhe emigroi në Shkodër, ku themeloi biznesin e tij: foto-studion Marubi. Ndërsa, kërkesa për punë rritej, ai punësoi një asistent, Kel Kodhelin. Pas vdekjes së Marubit, Kodheli e ndryshoi emrin në Kel Marubi dhe mori përsipër studion, të cilën ia la më pas të birit, Gegë”, shkruan gazeta, që thekson se fotot e Marubit dëshmojnë historinë e pasur kulturore dhe politike të Shqipërisë, nga Perandoria Osmane tek sundimi komunist.

marubi001
marubi002
marubi003
marubi004
marubi005
marubi006
marubi007
marubi008
marubi009
marubi010
marubi011
marubi012
MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!