Finalistja e Miss Italia, Sevmi Tharuka është përballur me një valë sulmesh me sfond racist. Përdorues të rrjeteve sociale e kanë kundërshtuar pjesëmarrjen e saj në konkursin e bukurisë për shkak të ngjyrës së lëkurës.

“Nuk je bukuri tipike italiane, e ke lëkurën shumë të errët”, shkruajnë disa prej tyre.

Vajza në fakt ka lindur në Padova, dhe banon po atje. I ati ishte zhvendosur në Itali nga Sri Lanka gati 30 vjet më parë dhe pas disa kohësh, i është bashkuar dhe e shoqja.

Për të inkurajuar Sevmin, në Instagram ndërhyri ish Miss 1996, Denny Mendez, edhe ajo subjekt polemikash të mëdha në atë kohë, e cila i ka uruar modeles së re fat të mbarë në konkurrim. 

*** VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
Loading...
[wpedon id=16879]