Këshilltari politik i ish-kryeministrit Albin Kurti, filozofi Elvis Hoxha, ka zbuluar për opinionin se cili është roli i kryediplomatit shqiptar, Gent Cakaj dhe i motrës së tij në komplotin kundër Qeverisë Kurti, e cila punon si gjykatëse në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

Statusi i plotë i Elvis Hoxhaj:

“Gent Cakaj na sqaroi se nuk është në plan shkëmbimi i territoreve. Pra, ai na tha se nuk ka më asnjë arsye të jetë ushtrues detyre i ministrit të jashtëm. Gjeniun e vogël e vunë aty pikërisht pse Ditmir Bushati nuk ishte dakort me planin e Edi Ramës dhe Baton Haxhiut. Mos harroni që motra e Gentit ndihmoi nga Kushtetuesja të njëjtin projekt: rënien e qeverisë Kurti për të sjellë në jetë qeverinë Koti. Kjo e fundit kishte një projekt paketë: heqje reciprociteti, Zajednicë, heqje dorë prej anëtarësimeve të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
Pra, Gent Cakaj është i tepërt. Ashtu si dhe Kushtetuesja apo dhe vetë presidenti i Kosovës.
E keqja është se ka shumë insitucione që i peshojnë rëndë trupi të këtij kombi”.