Filmi ”Rreze”, i realizuar sipas një pjese të ditarit të famshëm të Rreze Avdullahut dhe nën regjinë e Lorena Sopit, është shpallur një ndër fituesit e festivalit ‘Star Film’, i cili është mbajtur mbrëmë në Barcelonë.

Filmi ”Rreze” është shpallur fitues i çmimit për dramën më të mirë në këtë festival,

Filmi ‘Rreze’ i cili ka pasur premierën në Cannes Film Festival – Short Corner, në muajin maj te vitit 2018, deri tani ka qenë pjesë e më shumë se dyzetë festivaleve ndërkombëtare dhe ka fituar dymbëdhjetë çmime kinematografike: Filmi më i mirë evropian – ne Europa Film Festival në Barcelonë, Filmi më i mirë i luftës në Festivalin Movie Pro Screen në Los Angeles të SHBA-ve, Aëard of Merit dhe Humanitarian Aëard në Festivalin Best Shorts Competition – La Jolla, të SHBA-ve, Merit Aëard në Canada Short Film Festival në Vancouver të Kanadasë, Best Drama Short në ëorld Film Festival (Los Angeles), Best ëar Short Film dhe Best Costume Design në Five Continents Film Festival (Venezuela), Special Jury Prize, në North American Film Aëards, Best director dhe Audience Aëard në My True Story Film Festival (Los Angeles).

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Filmi trajton një ngjarje që zë vend në periudhën e luftës të vitit 1999. Ku gjatë kësaj periudhe, Rreze Avdullahu kishte shkruar ”Ditarin e Frikës”. Në ditëlindjen e nëntë të atij viti të shënjuar, ajo nuk kishte pritur dhurata e as festë. Ajo kishte vetëm një dëshirë: Nuk donte të vdiste.

Atë ditë, Rrezja shkon te ushtari serb që bënte roje dhe i thotë: Unë sot e kam ditëlindjen dhe nuk po due me vdekë! Veç po due me mbete gjallë… Ushtari nis e qanë. Rrezja befasohet sepse kishte menduar se ushtarët nuk qajnë kurrë. Tetëmbëdhjetë vjet më vonë, mbi gërmadhat e së kaluarës, Rrezja shfaqet e dëshpëruar me botën që nuk është bërë më e mirë…

Në rolet kryesore të filmit janë Agron Shala, Glorioza Shala dhe Aurita Agushi. Ndërsa në rolet tjera paraqiten Selman Lokaj, Beslidhje Bytyqi dhe Uran Duli.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...