Një film me metrazh të shkurtër mbi rezistencën franceze është fitues i Oscar-it në kategorinë e filmit dokumentar. Filmi 25-minutësh “Colette” i regjisorit Anthony Giacchino rrëfen historinë e Marin-Catherine, ndërsa ajo shkel për herë të parë në Gjermani që para Luftës së Dytë Botërore për të vizituar kampin e përqendrimit ku vdiq i vëllai në 1945. Gjatë këtij udhëtimi, ajo shoqërohet nga 17-vjeçarja Lucie Fouble, në atë kohë një aspirante për historian, që hulumton të dëbuarit francezë në Dora gjatë luftës, raporton “France 24”.

Puna për dokumentarin filloi në 2018, kur Gioacchino dhe bashkëproducentja Alice Doyard u takuan me protagonisten e tyre ndërsa kërkonin figura frymëzuese nga lufta.

Gjatë adoleshencës së saj, në kohën e pushtimit nazist të Francës, Marin-Catherine monitoroi hyrjet dhe daljet e ushtarëve gjermanë në Caen për llogari të Rezistencës, duke mbajtur targat e automjeteve të tyre. Ndërkohë, vëllai i saj Jean-Pierre, shpërndau fletëpalosje, mblodhi armë dhe ndihmoi anëtarët e Rezistencës të fshiheshin.

Ju pëlqen!

Jean-Pierre u arrestua në 1943 dhe u dënua me punë të detyruar në kampet gjermane të përqendrimit. Ai vdiq në Mittelbau-Dora më 22 mars 1945, vetëm 10 ditë pasi kishte mbushur 19 vjeç.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.