Filloje ditën me ujë me limon:

Këshilltarja e dietës tek gazeta norvegjeze “Tara”, Ulrika Davidsson spjegon se si mund të kaloni lehtë në mënyrë të sigurt duke agjëruar disa nga ditët e javës.

© Malte Danielsson

Përktheu dhe përshtati nga norvegjishtja Edita Mekuli

Nëse jeni një nga ata që nuk e keni provuar 5: 2 ose 16: 8 dietën dhe dëshironi të dini më shumë rreth asaj se çfarë është ajo, atëherë këtu është një hyrje e vogël për të filluar:

Shumë njerëz zgjedhin të kalojnë mëngjesin dhe hanë ushqimin e tyre të parë në orën 12.00 të ditës. Është krejt e kundërta e asaj që bëmë më herët, kur dëgjuam se mëngjesi ishte ushqimi më i rëndësishëm i ditës.

Me shtyrjen e mëngjesit në këtë mënyrë, lehtë mund të arrihet një periudhë e gjatë e agjërimit e quajtur metodë 16: 8, por metoda më e njohur e agjërimit është dieta 5: 2, e cila shkurtimisht do të thotë se në dy ditët e javës ju ulni konsumimin kalorik .

Shëndet më të mirë me agjërim

Personalisht, unë jam e bindur se trupit tonë i bëjmë më mirë duke agjëruar dy herë në javë, sesa  që të hajmë shumë kalori shumë shpesh, ashtu siç bëmë më parë. Trupi regjeneron vetën gjatë orëve që nuk ha, dhe kjo mund të përmirësojë shëndetin tonë.

Sot ka shumë njerëz që zgjedhin të hanë pak më shumë gjatë disa ditëve të javës dhe më pak gjatë ditëve të tjera të javës.

Metodat e “ditëve të agjërimit” janë tashmë shumë të përhapura dhe unë vetë kam shkruar disa libra mbi ushqimin në këtë fushë për të frymëzuar dhe thjeshtuar termin për të gjithë ata që do të përpiqen të agjërojnë.

Çfarë është agjerimi afatshkurtër?

Ka disa mënyra të ndryshme të agjërimit, por agjerimi afatshkurtër do të thotë që disa ditë në javë ose të mos hajmë fare, apo edhe të konsumojmë sasi të vogla të kalorive.

Po ti përmbahemi dietës 5: 2, do të thotë, që në dy nga ditët e javës, duhet të ulni numrin e kalorive në ditë në 500 kcal për gratë (600 kcal për burrat). Ditët e tjera të javës mund të hani siç bëni zakonisht, as më shumë e as më pak, dhe nuk keni nevojë të numëroni kalori.

Për të arritur efektin e plotë të agjërimit dhe kështu të maksimizoni përfitimet shëndetësore, është gjithashtu preferuese, që të përpiqeni t´i shmangni karbohidratet dhe të shmangni plotësisht konsumimin e sheqerit.

Kur duhet të agjëroni?

Ju mund të vendosni vetë, se cilat ditë gjatë javës ju zgjidhni të agjëroni. Shumica  pëlqejnë të zgjedhin të hënën dhe të enjten si ditë të agjerimit, por kjo është dicka që ju mund të zgjidhni vetë dhe ju mund të ndryshoni ditët ashtu si ju pëlqeni.

Filloni  dietën tuaj për të humbur peshë, me planin unik për dietë  të Ulrika Davidsson, që sjell rezultate sikurse brenda ashtu edhe jashtë!

Disa i vendosin ditët e agjërimit rresht, për shembull, të hënën dhe të martën, për të marrë pushim dhe për të shijuar ushqim të mirë dhe të mjaftueshëm në fund të javës. Ata që duan të humbin peshë shpejt mund të jetojnë sipas formës 4: 3, që do të thotë të agjërojnë çdo të dytën ditë të javës. Nëse humbisni shumë peshë, gjithashtu mund të zvogëloni numrin e ditëve të agjërimit dhe të filloni të hani sipas formës 6: 1 dhe kështu të keni vetëm një ditë agjërimi në javë.

Hani vetëm gjatë 8 orëve në ditë

Një tjetër variant i njohur për agjërim është mënyra 16: 8, që do të thotë që ju agjëroni 16 orë në ditë dhe hani vetëm gjatë 8 orëve. Kjo do të thotë që ju kaloni mëngjesin tuaj të rregullt dhe hani ushqimin tuaj të parë rreth drekës dhe mbaroni ditën me darkë jo më vonë se në orën 20:00.

Në këtë mënyrë, hani në mes të orëve. 12:00 dhe 20:00 – që do të thotë gjatë 8 orëve në ditë. Pjesën tjetër të 16 orëve të ditës ju agjëroni duke pirë vetëm ujë, kafe dhe çaj.

Pi çaj apo kafe gjatë orëve të agjërimit! © Getty Images

A e keni ditur se:   Sot, shumë hulumtime po bëhen në mbarë botën lidhur me atë se si agjërimi dhe zvogëlimi i konsumit të kalorive ndikon në organizmin e njeriut, dhe ajo që është më interesante është, se studimet tregojnë se si organizmi regjeneron vetveten kur nuk hahet gjatë gjithë kohës.   
Shkencëtarët po studiojnë se si qelizat tona sillen gjatë agjërimit, dhe rezultatet tregojnë se si me agjërimin, qelizat tona kanë një shansë për tu rindërtuar dhe riparuar.   
Ajo që është bërë e qartë është se si vlera e IGF-1 (shih më poshtë), kolesteroli dhe presioni i gjakut gjithashtu ulen gjatë agjërimit.   IGF-1 është një hormon i rritjes, që duhet të jetë në një nivel të ulët, ashtu si insulina. Poqëse IGH-1 tek ju është i lartë, atëherë ju jeni në rrezik për të  zhvilluar  sëmundje të caktuara. E njëjta gjë vlen edhe për kolesterolin dhe presionin e gjakut.   
Është interesante, se gjatë agjerimit afatshkurtër edhe sheqeri i gjakut stabilizohet, që do të thotë se ne nuk kemi nevojë të hamë herë pas here për ta mbajtur në nivel të duhur sheqerin, siç menduam më parë.

Përparësitë e agjërimit

Një përparësi e madhe e agjërimit është se kjo është  gjithashtu një mënyrë e mirë për të humbur peshë. Kjo nuk është një dietë ku kilogramët “zhduken shpejtë”, por pothuajse të gjithë humbasin peshë ngadalë, por në mënyrë të sigurtë, në qoftë se ata ndjekin dietën 5: 2. Për shkak se kjo dietë është kaq e thjeshtë, gjasat janë se kjo mund të bëhet një mënyrë jetese dhe të mbahet në një mënyrë afatgjate.

A do të keni uri?

Sigurisht, se  trupi juaj do të sinjalizojë “Unë jam i uritur” tashmë gjatë ditës së parë të agjërimit. Megjithatë, është interesante të vërehet se sa mirë do të përballeni me këto ndjenja urie.

Merrni një filxhan kafe ose çaj dhe/ose  ujë mineral. Gjeni diçka për të bërë, dhe  përpiquni të harroni  të gjitha mendimet rreth ushqimit.

Ju mund të jeni të sigurtë, që trupi juaj ka rezerva të mjaftueshme, dhe se nuk është e rrezikshme ti shmangeni ushqimit  dhe të ndjeheni pak të uritur për një kohë.

Përbërës të mirë në ditët e shpejta

Është e rëndësishme të keni njohuri, se sa kalori përmbajnë ushqimet e ndryshme dhe kjo nuk është veçanërisht e vështirë. Konsideroni së pari cilat lëndë të para që mendoni se përmbajnë të paktën kalori dhe gjithashtu ju ngopin mirë. Sigurisht që ju mendoni për perime, apo jo?


Të gjitha perimet përmbajnë pak kalori dhe ju ngopin mirë, kështu që të hani supa të nxehta perimesh dhe sigurisht salata, është një këshillë shumë e mirë. Përndryshe, ujë sa të doni, karkaleca, gaforre, mish derri dhe mish tjetër mund të hani në sasi më të vogla.

Hani ushqime të shëndetshme dhe ushqyese që ju mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë! © Getty Images

A mund të bëni ushtrime fizike?

Është një ide e mirë të planifikoni stërvitjen tuaj varësisht prej ditëve në të cilat axhëroni. Të pushoni në ditët e agjërimit dhe të ushtroni në ditët që nuk agjëroni është një mënyrë e shkëlqyer për të kombinuar dietën 5: 2 me stërvitje. Por ju duhet të bëni dallimin mes stërvitjes me intensitet të ulët dhe asajëme intenzitet të lartë. Këto dy  stërvitje janë krejtësisht të ndryshme nga njëra tjetra, prandaj ju duhet të përshtatni dietën tuaj llojit të ushtrimit që bëni.

Stërvitja me intensitet të ulët (ecje, çiklizëm, vrapim i lehtë ose yoga) në ditët e agjërimit funksion në mënyrë të përkryer, por trajnimi me intensitet të lartë (ushtrimet e forcës, , vrapimi ose gjimnastika) mund të jenë shumë të vështira.

Kur ushtroni, nuk duhet të harroni gjithashtu se ju shpenzoni kalori dhe kjo ju bën më të urritur, se sa në ditët e agjërimit. Kjo pra mund të jetë një sfidë e madhe për ju, por ndiqni intuitën tuaj.

Bën të kombinoni stërvitjen me agjërimin! © Getty Images

Djegie  më e madhe e yndyrnave

Kemi jetuar në besimin se ne duhet të hamë shujta të shpeshta, për të mbajtur nivelin e sheqerit në gjak në një nivel të qëndrueshëm dhe se kjo e shpejton djegëjen e yndyrnave. Unë tani pretendoj se ky është një mit. Gjerësa agjëroni, ju detyroni organizmin të shpenzojë më shumë energji, dhe në këtë mënyrë ju edhe shpenzoni më shumë energji.

Një tjetër efekt pozitiv është që ju të stabilizoni hormonet në trup, gjë e cila gjithashtu kontribuon në rritjen e djegies së yndyrnave. Dhe e fundit por jo më pak e rëndësishme: Për shkak se ju merrni më pak kalori, do të humbni peshë.

Shpresoj që tani të keni pak njohuri për agjërimin dhe të ndiheni të motivuar për t’a provuar. 
Marr nga: https://tara.no/helse/ /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

*** VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
Loading...
[wpedon id=16879]