Qytetarët nga Kosova, të cilët udhëtojnë në drejtim të Serbisë, janë duke kaluar lirshëm pikat kufitare pa pasur nevojë për dokumente shtesë përveç letërnjoftimit.

Në pikat kufitare nga sot (01 shtator) nuk po lëshohet dokumenti për hyrje/daljet.

Në vend të ngjarjes, në pikën kufitare të Bërnjakut, është edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili po e përcjellë nga afër se a po respektohet marrëveshja.

Ju pëlqen!

Ai ka konfirmuar se dokumetet për hyrje-daljet nuk po lëshkohen më në pikat kufitare.

“Jemi në Bërnjak, kishim një veturë të kolegëve tuaj që kaloi pa problem, është ndërpre lëshimi i hyrje-daljeve edhe në Merdarë, Dheu i Bardhë e Muçibabë.. Në Jarinjë ende s’kemi veturë që ka kaluar, por mund të konkludojmë që e kanë ndërprerë lëshimin e hyrje-daljeve”, ka thënë Sveçla, njofton Klan Kosova. Ai tha se tani nuk është e neovjshme që të lëshohet dokumenti i hyrje-daljeve për ata që hyjnë në Kosovë.

Sveçla tha se shpreson që me këtë dinamikë të kalojë edhe çështja e targave.

Pjesëtarë të KFOR-it së bashku me automjetet e tyre janë pozicionuar në Rudare dhe afër Leposaviqit në drejtim të Jarinës, ndërsa nga ana e Bërnjakut, ata ndodhen në fshatin Çabër dhe Varage.

Situata e përgjithshme e sigurisë në veri të vendit është e qetë.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.