Festivali i filmit në Berlin ka pezulluar një nga çmimet kryesore që shpërndan për artistët pjesëmarrës, atë dedikuar Alfred Bauerit. Shkak për këtë vendim është bërë një investigim i gazetës Die Zeit që ka zbuluar të shkuarën e Bauer, i cili rezulton të ketë qenë anëtar i Partisë Naziste, por edhe i grupeve të sulmit, SA, një milici e partisë që bashkonte huliganizmin me ideologjinë naziste.

Bauer po ashtu rezulton të ketë qenë pjesë kyçe e Reichsfilmintendanz, një institucion i krijuar nga Ministria e Propagandës në vitin 1942 me synim kontrollin e kinemasë.

Gazeta raporton se në një prej raporteve të shkruara për të për llogari të NSDAP-it, Bauer përshkruhej si një “anëtar entuaziast i SA-ve, sjelljet politike të të cilit janë të paqortueshme”.

Ju pëlqen!

Emri i Bauer është i lidhur pazgjidhshmërisht me festivalin e Berlinit. Në vitin 1951 ai ishte drejtor i Berlinales, pozicion që e mbajti deri në vitin 1976. Gazeta shkruan se Bauer bëri shumë përpjekje për ta paraqitur veten si oponent të regjimit nazist, përmes deklaratave false. Zbulimi i Die Zeit vjen pak ditë para edicionit të 70-të të festivalit që e ka konsideruar çmimin e dhënë për nder të Bauer që nga viti 1986, si ndër më të rëndësishmit.

Përfaqësuesit e festivalit kanë deklaruar pezullimin e çmimit Ariu i Argjendtë, Alfred Bauer menjëherë.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!