Një rastësi apo një incident? Në prag të parakalimit të trupave të FSK’së, para Teatrit Kombëtar në Prishtinë, me rastin e ceremonive për Pavarësinë e Kosovës liderët shtetërorë janë përshëndetur me njëri tjetrin përpara se të zinin vendet e tyre. Por Edi Rama dhe Ramush Haradinaj e kanë humbur këtë rast.

“Kryeministri i Shqipërisë Rama tentoi t’i zgjaste dorën pinjollit të familjes Jashari dhe Ramush Haradinajt, të cilët po ecnin bashkë. Ndërsa Rifat Jashari u kthye dhe përshëndeti kryeministrin Rama, Haradinaj vazhdoi për në vendin që i ishte rezervuar atij” .

Nuk dihet nëse kryeministri Haradinaj deshi ta injorojë, ose thjeshtë e ka parë të parëndësishme edhe një përshëndetje tjetër sepse dy homologët kanë pasur rastin të takohen më parë në seancën solemne në Kuvend.

Ju pëlqen!

Mirëpo, dihet se raportet mes Ramës e Haradinajt së fundmi janë acaruar për shkak të qëndrimeve të ndryshme që ata kanë për korrigjimin e kufijve të Kosovës, të cilën Haradinaj e refuzon kategorikisht.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Vetëfinancohemi! Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMONA sot me vetëm 1 Euro!