Bruno Fernandes është njëri nga transferimet më të shtrenjta të Manchester Unitedit.

Mesfushori portugez iu bashkua Djajve të Kuq gjatë afatit kalimtar të janarit nga Sporting Lisbona për një shumë prej 55 milionë euro, plus bonuset.

Me ardhjen e tij në klub, loja e Unitedit është përmirësuar dukshëm teksa Fernandes në tri ndeshjet e para ka shënuar një gol dhe ka bërë dy asistime.

Ju pëlqen!

25-vjeçari ka deklaruar se te United ka ardhur për ta pushtuar vendin dhe për ta rikthyer skuadrën e tij në Ligën e Kampionëve.

Bruno Fernandes. (Photo by Mike Hewitt/Getty Images)

“Të gjithë e dinë se qëllimi ynë është të futemi në Ligën e Kampionëve”.

“Unë jam këtu për ta pushtuar këtë vend, për ta ndihmuar klubin dhe të arrijmë sa më shumë fitore”, deklaroi Fernandes.

Fitorja ndaj Watford me rezultat 3-0, ka bërë që United t’i afrohet edhe më shumë pozitës së katërt në tabelë.

Djajtë e Kuq tani kanë 41 pikë dhe janë në pozitën e pestë, teksa mbetën tri pikë mbrapa Chelseat.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!