Gëzim Mekuli

Të jesh i pari në televizion, e të dukesh në fotografi kinsehuman e kinse i këndsëm, është detyra, dhe qëllimi kyresor, i një partiaku shqiptar. Fatkeqësisht, ky keqpërdorim i fëmiut në publik (nga gazetaria e nga politika) po ndodhë vazhdimisht.

Përdorimi i fotografisë së fëmijëve në publik është kompleks, i ndieshëm dhe, vë në pah shumë pyejte e dilema etike: Sa është i shfrytëzuar fëmiu nga politikanë në Kosovën e varfër? Cilët janë ato institucione e media që mbrojnë pavarësinë e privatësinë e fëmiut?

Ju pëlqen!

Kush i del zot fëmijërisë në këtë vend?”
Fotografia e keqe politike po shrytëzon, pandalshëm, të miturit dhe fëmijët e Kosovës së varfër. Dhe ky marifet po përdoret për përfitime personale, për luftë mahallash, fisesh, e për karierë partiake. Hiq për asgjë tjetër!

Këta “tarzanë e sandokanë” po shkelin kodin etik, moral dhe njerëzor. Po i shkelin  sepse po manipulojnë në publik me elementin më të ndjeshëm të demokracisë politike, sociale e humane, të quajtur, “Fëmi”.
Regjia me fotografitë e shkrepura të politikës me fëmiun, jo vetëm tani, por edhe nëpër fushata partiake, e në kohën kur vdesin fëmijë për mungesë të trajtimit mjekësor, është e papërgjegjshme, është vepër e cmendur, e turpshme, jo etike, jo njerëzore – Biles edhe kundërligjore: këtë e thotë qartë edhe konventa ndërkombëtare dhe vendore për mbrojtjen e fëmijëve. Këtë rregullë e shprehë qartë edhe kodi i gazetarisë profesionale.

Të (pa)nderuar gazetarë e gazetare,

Ju e dini se fëmiu nuk është send e as stoli. Biri im e vajza yte nuk duhej të ishin instrument, e as numër, në duart e gazetave tuaja, e as vegël e pushtetarëve dhe mediave shkatërruese të Kosovës.

Përdorimi i fëmiut nga politika është, njëkohësisht, akt sycelës për popullin; Pikërisht këtu shofim, se sa të pandershëm e torrollak ishin dhe (akoma) janë bartësit e politikave në Kosovë, pa dallim. Këtu bindemi, se sa të interesuar janë këta njerëz për t’a ndikuar e shpërlarë trurin dhe qëndrimet tona në lidhje me personalitetin e tyre; Këta politikanë, përmes medias publike, përmes portaleve mafioze, e ne vecanti përmes RTK-së, provojnë të na detyrojnë të mendojmë, e të bindemi, se këta janë “kinse të butë”, “kinse prindërorë” e “kinsefamiljarë; Por, a ndërtohet familja, partia e shteti me Fotografi, të nderuar lexues? Humanizëm, pako me speca, dashuri, shëndetësi e mjekësi vetëm në Televizion e vetëm me Fotografi?!

Të dashur prindër,

Fëmijët nuk janë dekor: as politik, as ekonomik e as artistik. Fëmiu nuk është “desert e as pako në duart e partisë”.

Atëherë, dhe në atë vend, ku fëmiu përdoret si “pako për partinë”, aty kemi argumentin kokëfortë se ajo hapësirë publike, e ajo shoqëri, duhet të trajtohet për shëndetin kolektiv mental.

©MekuliPress/ Dhuro sot vetëm 1 euro dhe shpëtoje MekuliPress. Ndihmo gazetarinë e pavarur nga partitë politike dhe oligarkët. FOTO: No copyright infringement is intended.