Kur një aktore e re dhe tepër e suksesshme për momentin u pyet nëse është feministe, u përgjigj: “Jo, sepse i dua shumë meshkujt”. Përgjigja e saj u justifikua disi me naivitetin, por gjithsesi tregoi se në ditët e sotme po harrohet kuptimi i vërtetë i feminizmit. Besoni se burrat dhe gratë duhet të ketë të drejta të barabarta? Ky është thelbi. Dhe nëse kuptimi është ende jo i qartë, më poshtë keni mendimet e disa prej grave që kanë lënë gjurmë në letërsi.

Jane Austen
“Urrej të të dëgjoj të flasësh si një xhentëlmen i vërtetë dhe sikur të gjitha gratë janë zonja të vërteta, në vend të qenieve racionale. Asnjëra nga ne nuk pretendon të jetë në “ujëra të qeta” çdo moment.”

Margaret Atëood
“Një burrë të fuqishëm ende e cilësojmë lider të lindur, ndërsa një femër të fuqishme e shohim si anomali.”

Ursula Le Guin
“Ne jemi si vullkan. Kur gratë ofrojnë eksperiencat e tyre si të vërteta njerëzore, edhe hartat ndryshojnë.”

Virginia Woolf
“Për sa kohë mendon për një burrë, askush nuk e kundërshton mendimin e një gruaje.”

Charlotte Brontë
“Nëse burrat do të na shihnin për atë çka jemi në të vërtetë, do të habiteshin pak. Por burrat më të zgjuar përgjithësisht kanë krijuar iluzione në lidhje me gratë.”

Toni Morrison
“Nuk mendoj se një gruaja kryefamiljare nuk është e zonja të drejtojë familjen. Njerëzit e perceptojnë në këtë mënyrë për shkak të perceptimin se burri është kreu i shtëpisë.”

Adrienne Rich
“Përgjegjësi për veten do të thotë të mos i lejosh të tjerët të mendojnë për ty, të flasin për ty; do të thotë të respektosh dhe të përdorësh trurin dhe instinktet e tua.”

Simone de Beauvoir
“Jam shumë e zgjuar, kërkuese dhe e zonja për të lejuar ditë të marrë në dorë jetën time. Askush nuk më njeh ose më do plotësisht. Kam vetëm veten time.”/Botimeshqip/MekuliPress/ – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën e pavarur “MekuliPress”

*** VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
Loading...
[wpedon id=16879]