Gilbert K. Chesterton (29 maj 1874 – 14 qershor 1936) ishte një shkrimtar anglez, filozof, dhe kritik letrar e arti.

Ai është referuar si “princi i paradoksit”. Revista Time shkruante për stilin e tij të të shkruarit: “Kurdoherë që ishte e mundur Chesterton i thotë fjalët e tij me thënie popullore, fjalë të urta, alegori – së pari duke i drejtuar me kujdes ato brenda qënies”.

Për kënaqësinë e lexuesve tanë kemi sjellë në koleksion përfaqësues të G.K. Chesterston:

Ju pëlqen!

Ka dy mënyra për t’u ngopur. Njëra është të vazhdojmë të grumbullojmë gjithnjë e më shumë. Tjetra është të dëshirosh më pak.

Ushtari i vërtetë lufton jo sepse urren atë që është para tij, por sepse e do atë që është pas tij.

Poetët kanë heshtur në mënyrë misterioze mbi temën e djathit.

Letërsia është një luks; trillimi është një domosdoshmëri.

Përrallat nuk u tregojnë fëmijëve se dragonjtë ekzistojnë. Fëmijët tashmë e dinë se dragonjtë ekzistojnë. Përrallat u tregojnë fëmijëve se dragonjtë mund të vriten.

Nuk më mungon mendja. Thjeshtë prania e mendjes më bën të mos jem i vetëdijshëm për gjithçka tjetër.

Pa arsimim, ne hapemi ndaj rrezikut të tmerrshëm dhe vdekjeprurës duke i marrë seriozisht njerëzit e shkolluar.

Nuk ka gjëra jointeresante, vetëm njerëz të painteresuar.

Ekziston një mësim i shkëlqyeshëm tek ‘Bukuroshja dhe Bisha’, që një gjë duhet dashur para se të jetë e dashur.

Mënyra për të dashur çdo gjë është të kuptosh se mund të humbasë.

Udhëtari sheh atë që sheh. Turisti sheh atë që ka ardhur për të parë.

Bibla na thotë të duam fqinjët tanë, dhe gjithashtu të duam armiqtë tanë; ndoshta sepse përgjithësisht ata janë të njëjtët njerëz.

Unë do të pohoja se falënderimet janë forma më e lartë e mendimit; dhe kjo mirënjohje është lumturia e dyfishuar nga çudia.

Një roman i mirë na tregon të vërtetën për heroin e tij; por një roman i keq na tregon të vërtetën për autorin e tij.

Një aventurë është vetëm një shqetësim i konsideruar në mënyrën e drejtë. Një shqetësim është vetëm një aventurë e konsideruar gabimisht.

Mos u tregoni aq mendjehapur, saqë truri juaj të bjerë.

Nëse nuk do të kishte Zot, nuk do të kishte ateistë.

Ai [feminizmi] është i përzier me një ide të ngatërruar se gratë janë të lira kur u shërbejnë punëdhënësve të tyre, por skllave kur ndihmojnë burrat e tyre.

Arti, si morali, konsiston në vendosjen e vijës diku.

Njerëzit pyesin pse romani është forma më e njohur e letërsisë; njerëzit pyesin pse lexohet më shumë sesa libra të shkencës ose libra të metafizikës. Arsyeja është shumë e thjeshtë; është thjesht sepse romanet janë më të vertëte se ata.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.