Carter është nga Hampshire në Britaninë e Madhe dhe pranoi se nuk kishte marrë masa për të kufizuar aksesin në llogarinë e tij Nintendo duke mos përdorur një numër PIN.

Fëmijët boshatisin llogarinë bankare të prindërve duke luajtur Fifa

Katër fëmijë shpenzuan afro 550 paund përgjatë tre javëve duke blerë pako lojtarësh për të luajtur në video lojën online Fifa në konsolën Nintendo Switch të familjes.

Në Fifa, lojtarët specialë mund të blihen në pako por përmbajtjet zbulohen vetëm pas pagesa të jetë kryer.

Babai i katër fëmijëve, Thomas Carter, u kishte blerë atyre një pako prej 8 paund dhe nuk e kishte kuptuar që fëmijët e kanë parë sesi ka realizuar blerjen.

Carter tha se konsola Switch është “konfiskuar”. Nintendo nga ana tjetër ka rënë dakord të rimbursojë babain e fëmijëve dhe hequr lojtarët e blerë.

Ndërsa Fifa publikohet dhe shitet nga Eletronic Arts, pagesat bëhen përmes llogarisë Nintendo.

Carter është nga Hampshire në Britaninë e Madhe dhe pranoi se nuk kishte marrë masa për të kufizuar aksesin në llogarinë e tij Nintendo duke mos përdorur një numër PIN.

Madje edhe faturat ishin dërguar në një adresë të vjetër e-mail-i. Ai dhe bashkëshortja e tij kishin mësuar çfarë ka ndodhur pas karta u ishte refuzuar gjatë një blerjeje sepse llogaria bankare ishte bosh.

Fifa 19 është një lojë e certifikuar për lojtarët nga moshe 3 vjeç. “Shpenzuan 550 paund dhe nuk arritën dot të blejnë lojtarin e tyre të preferuar që është Lionel Messi,” tha babai i tyre.