Shkolla mund të jetë ambient i vrazhdë për fëmijën, i cili nuk është i pranuar mirë në shoqëri. Mirëpo, nëse mendoni që ndarja nga shoqëria mund të shfaqet negativisht te fëmija juaj, vetëm pyesni veten si kanë kaluar në jetë ata vogëlushë çapkënë të gjeneratës suaj?

Shkencëtarët mendojnë që duhet të brengosen vetëm ata prindër, fëmijët e të cilëve janë ndër më të popullarizuarit në shkollë.

Nëse shikoni më mirë, ata fëmijë të popullarizuar shpesh shkojnë në ahengje, fillojnë lidhje dashurie shumë herët apo provojnë që në ndonjë mënyrë të ndërhyjnë në jetën e njerëzve përreth tyre.

Ju pëlqen!

Studimet më të reja kanë vëzhguar rreth 180 adoleshentë në periudhën nga shkolla e mesme dhe deri te mosha e tyre 22-vjeçare.

Hulumtimet kanë treguar që fëmijët çapkënë nuk mund të gjenden në jetë atëherë kur edukimi i shkollimit te mesëm përfundon.

Shumica, për shkak të stresit, sepse situata përreth tyre ata i ka ndryshuar, u janë nënshtruar drogave apo ndonjë forme të sjelljes së dhunshme.

Me dëshirën që të bëhen edhe më shumë “cool” janë të gatshëm që të drogohen, të konsumojnë alkool etj. Mirëpo, me kalimin e kohës, popullariteti i tyre bie kur gjenerata të maturohet.

Ky hulumtim do të duhej t’u ishte ngushëllim të gjithë atyre prindërve të cilët brengosen për fëmijët e tyre të cilët aktualisht nuk përshtaten më së miri në shoqërinë e tyre. Në vend që të frikësoheshim për ta, më së miri do të ishte që t’i këshillonim që të kujdesen për veten.

Ai moment kur të mësojnë kush janë dhe çfarë dëshirojnë, do të gjejnë njerëz të ngjashëm me veten. Dhe nuk janë të detyruar të jenë vogëlushë çapkënë, është e nevojshme vetëm të bëhen miq të mirë.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.