Kam djalin po ben gati 8 vjec dhe ka frike te fleje vetem ne dhome. Duhet te rrime ne me te deri sa e ze gjumi dhe prape cohet naten vjen te krevati yne. Sdi se cte bej dhe pse ka kaq shume frike. As ne banjo nuk shkon dot vetem. C’te bej?

Pergjigjia e psikologes Enxhi Deda

I dashur Prind!

Dua ta filloj pergjigjen time me ju. Kur ka qene hera e fundit qe keni patur frike te flini vetem? Apo mos ndoshta vazhdoni te keni? Kur te rriturit shkojne te flene gjume te vetmuar, te kercenuar (emocionalisht ose fizikisht) apo te merzitur, te nesermen kane nivele te larta stresi. Kur kjo ndodh me te rriturit, si mund te jete per nje femije qe akoma nuk di mire te perballoje frikrat e tij? Ju ndoshta mendoni pse ai i ka keto frikra tani dhe nuk i ka patur kur ka qene me i vogel. Kjo ka nje shpjegim zhvillimor. Femijet ne moshen shkollore (pra ne moshen e djalit tuaj), fillojne te kuptojne ndryshimin mes realitetit dhe fantazise por ata kane aq shume imagjinate sa mund te nderhyje ne ndarjen e ketyre dy te fundit.

Gjithashtu, aksesi i tepruar ne filma (aksion, fantazi), libra apo lajme do te thote qe femija juaj merr shume mesazhe, shpesh here pa ju te pranishem qe t’ia shpjegoni domethenien e tyre. Bota e tyre eshte shume emocionuese gjate dites, dhe naten keto ndodhi mund te transformohen ne frikera. Detyra juaj eshte qe ta ndihmoni femijen tuaj te kuptoje ndryshimin mes rrezikut real (psh te mos pranoje gjera nga te panjohur apo te rri me ta pa pranine tuaj) dhe dickaje qe mund te jete shqetesuese por jo kercenim personal (si psh luftrat e ndryshme qe jane larg).

Me rritjen e femijes rritet edhe imagjinata dhe aftesia per te kuptuar kercenimet. Fillon zhvillohet te menduarit “po sikur” (po sikur te vijne hajdute, po sikur dikush te rrembeje mamin dhe babin). Kjo imagjinate con ne rritje te vulnerabilitetit dhe ne gjume ata behen vigjilente. Cfare mund te behet? Para gjumit, permbajuni nje rutine paqesore. Nje dush te ngrohte, nje liber argetues, nje muzike te qete dhe bashkebisedim per cfare ka ndodhur gjate dites. Shmangni histori frike dhe me shume emocione, filma dhe celular.

Gjithashtu, nese nuk e keni problem qe ta mbani ne dhomen tuaj deri sa t’i kalojne frikrat, bejeni. Per sa kohe te gjithe jane te lumtur dhe kane pushuar, kjo eshte nje kohe e shpenzuar mire. Mund te perdorni edhe metoden graduale. Qendroni prane femijes tuaj deri sa ta ze gjumi. Gradualisht, gjate neteve, levizni gjithmone e me larg deri sa te vije momenti qe te dilni fare nga dhoma dhe te shkoni ne dhomen tuaj.

VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët. Askush nuk e kontrollon gazetarinë dhe kritikën tonë. Ndihmojeni MekuliPress të paktën me 1 euro. Mbështete sot median e pavarur kombëtare.