E dashur psikloge kam nje vajze 9 vjec po eshte shume kokeforte, kundershton cdo kerkese qe i bej une, nuk te degjon fjalen kur i kerkon te beje dicka. nuk di si te komunikoj me te, sepse nese behem me nerva dhe i bertas ma kthen me te njejten menyre, nese ushtroj autoritet duke e denuar te mos dale p.sh shperthen ne nje nervozizem qe nuk arrij ta kontrolloj. Nuk di si te komunikoj me te. kur eshte e qete dhe analizojme situaten ajo pranon gabimin kerkon falje po perseritet situata sa here me duhet te kerkoj qe te bje nje gje qe eshte kunder vullnetit te saj, por qe duhet bere. Ju lutem me jepni nje keshille

Psikologia Klinike Enxhi Deda përgjigjet:

E dashur nënë,

Nje femije i moshes 9-vjecare eshte ne fazat e fundit e te qenit nje femije i pasigurt ne vetvete, dhe ne fazat e para te pjekurimit te viteve te adoleshences. Pikerisht per kete arsye, ne nje moment ka sjellje feminore, mund te jete me humor te keq, e merzitur, e zemeruar dhe ne nje moment tjeter ben sikur nuk ka ndodhur asgje dhe mund te arsyetosh me te si nje e rritur. Kjo eshte peridha qe ata fillojne te zhvillojne pjekurine emocionale, e cila do t’i udheheqe pergjate viteve te veshtira te adoleshences.

Gjithashtu, femijet e kesaj moshe mund te turperohen ose te zemerohen lehtesisht nga kritikat sepse ata jane ne fazat e vete-dyshimit dhe vete-kritikes. Keshtu qe, nje e bertitur apo nje ndeshkim nga prinderit, i ben ata edhe me shume te ndjeshem nga ana emocionale.

Problemi eshte: Si te sillesh?

Ne vend qe ta urdherosh te bej dicka (psh, nuk do te shohesh televizor sepse do besh detyrat), mund t’ia pershkruash kerkesen apo ate qe te shqeteson rreth sjelljes se saj dhe t’i japesh informacion ose arsye (psh, mendoj se do te ishte me mire te beje njehere detyrat e shkolles dhe pastaj te shohesh dicka ne televizor sepse me vone mund te ndihesh e lodhur); ose mund t’i ofrosh zgjedhje (psh, mund te besh nje pjese te detyrave, pak pushim dhe pastaj pjesen tjeter), tregoji vlerat e saj (psh, ti je vajze shume e zgjuar por qe te arrish rezultate maksimale duhet te besh ne fillim detyrat e tua dhe pastaj gjerat e tjera).

TA NDËSHKOSH APO JO?

Neqoftese do te ishim te detyruar te mos e perdornim ndeshkimin si mjet displinimi, do te ndiheshim te paafte? Apo femijet tane do te rriteshin te paafte per te dalluar te miren nga e keqja? Gjithmone prindi ka keto pyetje. Disa alternativa te tjera, ndryshe nga ndeshkimi, per te motivuar femijet te sillen ne menyre me te pergjegjshme jane:

-Tregoji femijes se cfare ndien

-Tregoji se cfare pret

-Tregoji si ta ndreqe gabimin

-Ofroji nje zgjidhje

-Vepro

*** VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
Loading...
[wpedon id=16879]