Në këto ditë të vështira për Shqipërinë, kryeministri Rama, ka zgjedhur që të përcjellë mesazhe tek njërëzit me anë të fjalëve nga librat e shenjtë, që vetë ai i ka cilësuar si ‘Fjalët e Shenjta’.

Mesazhi i ditës së sotme ka të bëjë me dhurimin për personat e prekur nga tërmeti. Për të përcjellë këtë mesazh Rama ka zgjedhur që të përdorë fjalët e Shën Palit, Apostulli i Kombeve, ku në letrën e dytë i drejtohej Korintasve.

“Fjalët e Shenjta: Shën Pali, Apostulli i Kombeve, në letrën e dytë, drejtuar Korintasve (9:1; 6-7) Kumton| Secili të japë aq sa ka ndarë në zemër, pa mërzi dhe pa shtrëngim, sepse Zoti e do atë që dhuron me gëzim. ” shkruan Rama.

Lexo po ashtu:  Tirana dhe Prishtina zyrtare shpenzojnë miliona euro për propagandë kundër Albin Kurtit, Serbia investon miliona në ushtri, është fuqia më e fortë ushtarake në rajon
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!